Për të përpiluar hartën u analizuan 143 miliard pixel për 654 mijë imazhe të satelitëve Landsat. Në fund të kësaj pune gjigande është përpiluar harta më e saktë e gjendjes së pyjeve në botë nga 2000-2012. Gjatë kërkimit, i cili u botua në 15 nëntor në revistën Science, morrën pjesë shkencëtarët nga Universiteti i Maryland, Google, Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut, Qendra për kërkime Ëoods Hole, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara dhe South Dakota University.
Megjithatë celësi kyç për të gjithë kërkimin ka qenë ndihma e Google Earth, i cili riprodhuar modelet matematikore të zhvilluara në Universitetin e Maryland për të analizuar të dhënat e Landsat.
Kështu u zbulua humbja e një zonë pyjore të barabartë me 2.300.000 kilometra katrorë. Lajmi i pjesshëm i mirë është se në një sipërfaqe prej 800 mijë km ² janë rritur pyje të reja. Por në botë ka1,5 milionë km ² më pak pyje. Në dymbëdhjetë vite është ‘shfarosur’ zonë epyllëzuar sa pesë-fishi i Italisë.
Harta tregon se humbjet më të mëdha të pyjeve janë në lartësitë e mëdha, veçanërisht në Alaskë, Kanada dhe në Siberinë lindore. Humbjet e tjera të rëndësishme kanë ndodhur në skajin jugor të Amazonës, në pyjet tropikale të Sumatra dhe Borneo në Indonezi dhe Malajzi, dhe në Australinë jug-perëndimore.
Në të kundërt, rritjet më të larta janë regjistruar në jug-lindje të Shteteve të Bashkuara dhe Kili. Në Evropë pyjet gjatë dymbëdhjetë viteve të para të shekullit njëzet kanë mbetur kryesisht të pandryshuara: humbje në Francë (Aquitaine) dhe rritje në Portugali.