Publikohet plani i vendeve të lira në institucionet publike. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2016 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1121.
Pozicionet e kërkuara ndahen sipas kategorive:
a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 12 vende;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 90 vende;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 273 vende;
ç) Për kategorinë ekzekutive 746 vende. Ndërkohë njoftohen edhe degët e preferuara të universitetit për kandidatët. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë: Shkenca Juridike; Shkenca Kompjuterike; Audit i Brendshëm; Shkenca Ekonomike; Shkenca Ekonomike/Juridike; Shkenca Shoqërore; Shkenca Sociale; Histori-Filologji; Veterinari; Agronomi; Shkenca Biologjike dhe të ngjashme me to; Kimi; Shkenca Mjedisore ose të tjera të përshtatshme; Shkenca Inxhinierike; Arkitekturë; Arkeologji dhe Restaurime; Artet e Bukura; Gjeodezi; Shkenca ekzakte; Shkenca edukimi; Mësuesi; Arsim i lartë ushtarak/policor; Arsim i lartë. Vendimi përmban edhe një listë me institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2016.
/Gazeta shqip
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.