Rama: Vaksinat e Pfizer nuk do të mbërrijnë këtë javë

19/01/2021 12:37 PM 0 komente

10,700 dozat e para nga kontrata me Pfizer, të cilat ishin deklaruar më herët që do të mbërrinin në vend në javën e tretë të janarit, me sa duket nuk do të vijnë, la të nënkuptohej kryeministri Edi Rama.

“Pfizer ka bërë një deklaratë që ka ndezur zjarr polemikën me shumë shtete në Bashkimi Europian duke thënë se do ta shtyjë për një javë procesin e dorëzimit të dozave që ka kontraktuar, si t’ia bëjmë tani, ja kaq e thjeshtë është”, deklaroi Rama në konferencën “Ekonomia në fokus”.

Më 11 janar në Shqipëri fillojë procesi i vaksinimit me bluzat e bardha, ata që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin. Sipas planit të Komitetit Teknik të Ekspertëve më pas do të vijohej me mësuesit, policët dhe personat mbi moshën 75 vjeç.

Pjesa e parë e vaksinave prej 975 dozash u dha dhuratë nga një shtet anëtar i BE-së, emri i së cilës nuk u bë i ditur. Vaksinimi po realizhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ ku janë vendosur 60 postacione.

Vaksinimi anti-covid nisi sot në orën 15:00, sasia e parë e dozave është dhënë nga një vend i BE; Si do të kryhet procedura

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of