Raporti i IDC: Tregu i smartphone-ve do të rritet në vitin 2021

09/03/2020 9:32 AM 0 komente
Foto: Getty images

Rënia e shitjeve globale të smartphone-ve në gjysmën e parë të vitit 2020 do të arrijë në 10.6%. Tregu do të nisë të rritet në vitin 2021, nxitur edhe nga 5G. Ky është parashikimi i fundit iInternational Data Corporation (IDC), sipas të cilit tregut duhet të përballet me një tkurrje 2,3% gjatë këtij viti, me një volum shitjesh pak më shumë se 1,3 miliardë. Raporti i IDC, Worldwide Quarterly Mobile Phone Tracker, thekson se epidemia Covid-19 po nxit rritjen e “pasigurive” që përfshijnë prodhimin dhe logjistikën, duke nisur nga kompanitë kineze.

Përpjekjet e qeverisë kineze, me stimuj dhe subvencione, do të ndihmojnë në përmirësimin e situatës në fund të vitit 2020, megjithatë vetëm dërgesat e smartphone-ve do ta tregojnë ringritjen e tregut.

Edhe dërgesat globale pritet ta rimarrin veten rreth gjysmës së dytë të vitit.“Covid-19 po thekson trendin aktual të ngadalësimit të tregut të smartphone-ve,shkruhet në raportin e IDC. – Pavarësisht se Kina është vendi më i prekur, edhe vende të tjera duhet të bëjnë llogaritë me ndërprerjet e rënda në zinxhirin e furnizimit: mungesa e përbërësve, mbyllja e fabrikave, detyrimi për të qëndruar në karantinë, problemet në logjistikë dhe kufizimet në udhëtime do të krijojnë pengesa për prodhuesit e smartphone në prezantimin e pajisjeve të reja”.

“Sidoqoftë, situata pritet të stabilizohet në tremujorin e tretë të vitit, që përkon edhe me zbatimin e planeve për teknologjinë 5G” – tha Sangeetika Srivastava, analist në IDC.

Rënia e parashikuar në tregun e brendshëm kinez do të arrijë në 40% me bazë vjetore në tremujorin e parë. Edhe nëse tregu e merr veten në mars “do të jetë ende e vështirë të arrihen nivelet e vitit të kaluar” – thaWill Wong, analist në IDC. Për më tepër, kriza mund të shënojë një pikë kthese në zakonet e blerjes. Analistët parashikojnë një rritje të e-commerce në këtë sektor.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of