Rastet e koronavirusit po bien në pjesën më të madhe të Europës, me disa përjashtime, sipas gjurmuesit të Covid-19 të FT.
Infeksionet janë në rënie në Francë dhe në Spanjë pasi arritën majat kohët e fundit.
Spanja regjistroi mesatarisht 13.9 raste të reja ditore për 100 mijë banorë në javën deri më 4 shtator, nga 57.9 raste në javën deri më 19 korrik.
Në Francë, rastet gjithashtu po bien pas një rritjeje në mes të korrikut. Rritja e fundit arriti kulmin në një mesatare prej 35.3 raste për 100,000 njerëz në javën deri më 16 gusht dhe ra në 20.4 raste në javën deri më 4 shtator.
Numri i rasteve në të gjithë BE-në ka filluar të ulet në 11.7 raste për 100 mijë banorë.
Sidoqoftë, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania janë një përjashtim pasi kanë përjetuar rritje të rasteve.
Mbretëria e Bashkuar raportoi mesatarisht 52.5 raste të reja ditore Covid-19 për 100 mijë njerëz në javën deri më 4 shtator, nga 39.1 në fillim të gushtit.
Javën e kaluar, studimi Zoe Covid, i cili përdor një aplikacion për të gjurmuar infeksionet, parashikoi se rastet do të rriteshin në Mbretërinë e Bashkuar pa kufizime.
Infeksionet po rriten edhe në Gjermani, por nga një pikë fillestare më e ulët. Gjermania raportoi 12.3 infeksione të reja për 100,000 njerëz në javën deri më 3 shtator, nga 0.7 raste mesatare në fund të qershorit./ Financial Times