Sipas relacionit të projekt buxhetit 2013, te ardhurat e buxhetit te shtetit per vitin 2013 jane parashikuar duke u bazuar ne ecurine e treguesve makroekonomik e fiskal te vitit 2013, si dhe mbi kuadrin makroekonomik e fiskal 2013 – 2015.
Supozimet kryesore per kryerjen e parashikimeve te te ardhurave te buxhetit te shtetit, sipas financave bazohen ne:
- Treguesit e rishikuar makroekonomik per vitin 2013;
- Ecurine e deritanishme (Janar – Shtator 2012) te realizimit te te ardhurave per secilin ze;
- Pritshmerine per realizimin e secilit ze te te ardhurave per te gjithe vitin 2012;
- Efektet e ndryshimit te politikes tatimore te hartuara (në proces miratimi)/miratuara gjate vitit 2012;
- Efektet pozitive te pritshmerise se permiresimit administrativ ne mbledhjen e te ardhurave krahasuar me vitin 2012;
- Elementet specifike sipas zerave te te ardhurave, sjellja, ndervaresia dhe korelimi tipik i tyre me variablat ekonomik.
Bazuar ne sa me lart, te ardhurat ne buxhetin e vitit 2013 do te jene si me poshte:
Totali i te ardhurave parashikohet ne nivelin e 360.3 miliard leke, me nje rritje prej 5.7 perqind kundrejt te ardhurave te pritshme per vitin 2012, ose ne nivelin 25.2 perqind te PBB, nga ku:
- Te ardhurat nga tatimet e doganat parashikohet te jene 255.2 miliard leke, me nje rritje prej 5.4 perqind krahasuar me te pritshmin per vitin 2012, ose rreth 17.8 perqind te PBB.
- Te ardhurat nga fondet speciale, ku perfshihen kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore dhe të ardhurat për kompensimin në vlerë të pronarëve parashikohen ne 60.5 miliard leke, me nje rritje prej 4.1 perqind krahasuar me te pritshmin per vitin 2012, ose rreth 4.2 perqind e PBB.
- Parashikimi per te ardhurat nga pushteti lokal per vitin 2013 eshte 12 miliarde lek me nje rritje prej 5.5 perqind kundrejt te pritshmit per vitin 2012, ose rreth 0.8 perqind e PBB.
- Te ardhurat jo-tatimore parashikohen ne masen 20.6 miliard leke, 14.2% më pak se i pritshmi ose rreth 1.4% te PBB.
- Te ardhurat nga ndihmat parashikohen rreth 12 miliard Leke, ose rreth 0.8 perqind e PBB.
Te ardhurat nga TVSH
Te ardhurat ne total nga TVSH parashikohen në nivelin 128.2 miliardë lekë, me rritje 5.1 perqind kundrejt te pritshmit per vitin 2012, ose rreth 9 perqind te shprehura si raport ndaj PBB. Parashikimi per TVSH bazohet në pritshmerine e aktivitetit ekonomik per sektore te vecante te ekonomise, në parashikimet e nivelit nominal te importeve, ne prirjen historike te koeficientit te elasticitetit te ketyre te ardhurave ndaj nivelit nominal te importeve te mallrave, si dhe ne pritshmerite lidhur me permiresimin administrativ ne mbledhjen e kesaj takse.
Te ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin
Te ardhurat ne total per tatim fitimin jane parashikuar ne 17.7 miliarde per vitin 2013, me nje rritje prej 5.2 perqind ndaj te pritshmit per vitit 2012. Ne raport me PBB te ardhurat nga tatimi mbi fitimin arrijne ne rreth 1.2 perqind. Parashikimi per kete ze eshte bazuar ne parashikimin per rritjen e bazes se tatueshme e lidhur kryesisht me ecurine e aktivitetit ekonomik, si dhe te permiresimeve te pritshme ne aspektin administrativ.
Te ardhurat nga akciza
Te ardhurat qe parashikohen te mblidhen nga akciza per vitin 2013 jane 42.5 miliarde leke, me rritje 7.6 perqind kundrejt te pritshmit per vitin 2012, ose ne nivelin 3 perqind te PBB.
Akciza iu nenshtrua ndryshimeve thelbesore gjate vitit 2012, vecanerisht ne aspektin e administrimit. Duke nisur nga 1 Tetor 2012 akciza mblidhet dhe administrohet nga administrata doganore, sipas ligjit 61/2012 “Per akcizat ne Republiken e Shqiperise”. Ligji i ri i Akcizes eshte perafruar me Direktiven e BE-se, u ndryshuan ne menyre thelbesore elementet e deklarimit, pageses dhe kontrollit si dhe struktura e akcizes per disa mallra.
Ndryshim tjeter i rendesishem gjate 2012 ishte dhe fillimi i zbatimit te projektit koncesionar per pullat fiskale, per prodhimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale per produktet e birres, alkoolit dhe duhanit.
Ndryshimet ne administrim qe permendem me lart pritet te kene efekte pozitive ne kontrollin e tregtimit te mallrave te forta me akcize dhe ne te ardhurat e mbledhura nga kjo takse.
Tatimi mbi te ardhurat personale
Nga tatimi mbi te ardhurat personale parashikohet nje nivel te ardhurash prej 29.3 miliarde leke, ose 5.3 perqind me shume se i pritshmi per vitin 2012. Ne raport me PBB te ardhurat arrijne ne rreth 2 perqind. Parashikimi eshte ndikuar nga ecuria e deritanishme e mbledhjes se te ardhurave nga kjo takse, si dge nga pritshmeria per rritjen ekonomike dhe per nivelin e pagave te punonjesve.
Te ardhurat nga taksat nacionale dhe te tjera
Te ardhurat nga taksat nacionale per vitin 2013 pritet te jene rreth 31.1 miliard leke, me rritje 4.1 perqind ndaj te pritshmit per vitit 2012. Ne raport me PBB te ardhurat arrijne ne rreth 2.2 perqind. Parashikimet per te ardhurat nga kjo takse jane bazuar ne parashikimet e rritjes se aktivitetit ekonomik, parashikimet per ecurine e eksporteve te cilat ndikojne ne menyre direkte te ardhurat nga renta minerare, trendi historik i rritjes se tyre, dhe pritshmeria per permiresimin administrativ ne mbledhjen e saj.
Lidhur me ecurine e pritshme te taksave nacionale per 2013, theksojme se rritja pritet te jete ndjeshem me e ulet se rritja vjetore gjate 2012, per shkak te te ardhurave te mbledhura gjate procesit te legalizimit te pasurive te paluajtshme nga individet gjate ketij viti, nisur ne maj te vitit 2011 dhe perfunduar ne 31 gusht 2012
Te ardhurat nga taksa doganore
Per vitin 2013 parashikohen te mblidhen nga taksa doganore rreth 6.3 miliarde leke, me nje rritje të lehtë prej 2.8 perqind krahasuar me te pritshim e vitit 2012. Pjesa më e madhe e efekteve negative te reduktimit te tarifave per shkak te zbatimit te tarifave preferenciale nga reduktimet qe rrjedhin nga marreveshjet e tregtise se lire me vendet e rajonit (CEFTA), me Turqine dhe me vendet e Bashkimit Europian, jane ezauruar dhe pse do të vijojnë me ritme më të zbutura, kështu që ecuria e të ardhurave nga taksa doganore për vitin në vijim lidhet kryesisht me ecurinë e importeve të taksuara.
Te ardhurat nga fondet speciale
Te ardhurat nga fondet speciale per vitin 2013 parashikohen ne rreth 60.5 miliard leke, me nje rritje prej 4.1 perqind krahasuar me te pritshmin per vitin 2012. Prej ketyre, te ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore te parashikuara per vitin 2012 jane ne nivelin 59.4 miliarde leke, ose rreth 4.4 perqind me shume se i pritshmi per vitin 2012, duke arritur ne 4.1 perqind te PBB, ndersa rreth 1 miliard lekte pritet te arketohen prej pagesave te legalizimit te pronave në fondin e të ardhurave për kompensimin në vlerë të pronarëve. Parashikimi i te ardhurave nga Kontributet per vitin 2013 bazohet ne parashikimet per rritjen e aktivitetit ekonomik, te punesimit, te nivelit te pagave, si dhe ne uljen e vazhdueshme te informalitetit ne tregun e punes.
Te ardhura nga pushteti vendor
Te ardhurat nga pushteti vendor per vitin 2013 pritet te arrijne nivelin 12 miliard leke me nje rritje prej 5.5 perqind ndaj te pritshmit per vitin 2012, duke arritur nivelin 0.8 perqind te PBB. Parashikimi per kete grup taksash eshte bazuar ne parashikimin per rritjen ekonomike nominale, si dhe ne permiresimin e pritshem administrativ ne mbledhjen e te ardhurave kryesisht lidhur me tatimet mbi pasurine. Taksa vendore mbi biznesin e vogël, për arsye të problematikës së shfaqur në administrimin (mbledhjen) e saj nga pushteti lokal, është propozuar që të mblidhet nga administrata tatimore në rolin e agjentit. Ndryshimi pritet të miratohet brenda vitit 2012.
Te ardhurat jo-tatimore
Parashikimi i te ardhurave jo-tatimore per vitin 2013 eshte 20.6 miliarde lek ose 14.2 përqind më pak se i pritshmi për vitin 2012. Me ulje vjetore parashikohen të ardhurat nga tarifat e shërbimeve (21.4% më pak) dhe zëri “të tjera”, për shkak të disa të ardhurave të një-hershme të derdhura në buxhet gjatë 2012.
Te ardhurat nga ndihmat
Parashikimi i te ardhurave nga ndihmat per vitin 2013 eshte 9.8 miliard leke, bazuar ne informacionet per projektet te cilat priten te financohen nga donatoret gjate vitit 2013.
SHPENZIMET
Bazuar ne nivelin e te ardhurave buxhetore dhe nivelin e burimeve te financimit te deficitit, shpenzimet totale buxhetore per vitin 2013 parashikohen ne masen 409 miliard leke ose 28.6% e PBB-se. Burimet do te perdoren kryesisht:
- per mbajtjen e deficitit buxhetor ne nivelin 3.4% te PBB;
- rritjen e diferencuar te pagave ne masen 2-5% (arsim e shendetesi 3-4%);
- rritjen e diferencuar te pensioneve ne masen 4% per qytetin dhe 5% per fshatin; dhe
- mbajtjen e nje ritmi te qendrueshem te investimeve publike ne 5% te PBB.
Shpenzimet kapitale per vitin 2013 parashikohen ne masen 71.4 miliarde leke ose 5% te PBB (Figura 3 dhe 4). Ne prioritizimin e listes se investimeve do te vazhdojne te perzgjidhen ato te cilat jane vazhdim i projekteve te meparshme, si edhe investimet qe cilesohen strategjike per zhvillimin ekonomik dhe social te vendit, ne perputhje edhe me programin e qeverise. Njekohesisht, shpenzimet kapitale si me financim te brendshem ashtu edhe te huaj do te vazhdojne te perqendrohen ne sektoret prioritare te qeverise si: infrastruktura, arsimi, shendetesia, mbrojtja, bujqesia e zhvillimi rural. Me konkretisht, investimet me burime te brendshme parashikohet te arrijne rreth 1.8% e PBB, ndersa investimet me burime te huaja parashikohen ne nivelin 3.2% te PBB.
Parashikimi i shpenzimeve eshte mbeshtetur ne proçedurat e buxhetimit mbi baza objektivash e produktesh, te vena ne zbatim ne te gjitha njesite e qeverisjes qendrore dhe fondet speciale te tyre. Procesi i pergatitjes se projektbuxhetit te vitit 2013, ne perputhje me kerkesat e ligjit organik te buxhetit, eshte pjese e procesit te pergatitjes se dokumentit te Programit Buxhetor Afatmesem 2013-2015 (Faza e II-te).
Parashikimi i nivelit te shpenzimeve per interesa eshte bazuar ne fluksin e huamarrjes se brendshme dhe te huaj, si dhe ne nivelin e parashikuar te normes se interesit ne kushtet e nje situate makroekonomike te qendrueshme. Shpenzimet per kete ze ne vitin 2013 parashikohet te jene ne masen 3.6% e PBB.
DEFICITI DHE BORXHI
Deficiti pritet te jete 3.4% e PBB. Stoku i borxhit në total ndaj prodhimit të brendshëm bruto pritet të arrijë në 62.6% të PBB-së në 2013-n, nga 60.5% në 2012-n, duke e kaluar kufirin ligjor prej 60% të PBB-së.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.