Ka të njëjtën skemë mekanike dhe aftësi për terrene jashtë asfalti me modelin Nissan X-Trail, por dizajni është përshtatur me frymën e re stilistike të kompanisë. Detajet janë realizuar me shumë kujdes
KЁTЁ HERЁ Koleos mund t’ia dalë mbanë. Ndryshe nga seria e mëparshme e pafat, në vitin 2008, ky model i ri ka një dizajn të bukur, koherent me atë të modeleve më të mëdha Renault, si ai Talisman, si dhe cilësi montimi tejet të lartë, të domosdoshme për një sektor si ai i makinave SUV të segmentit D, që është në rritje të vazhdueshme në proporcion edhe me konkurrencën.
I realizuar me kujdes në çdo detaj, në veçanti konfigurimi Initiale Paris, me sedilje lëkure e mbështetëse koke të rehatshme, si dhe detaje të tjera, të tilla si sistemi multimedial R-Link 2 me ekran me prekje 8.7 inç (i cili suporton Apple CarPlay dhe Android Auto) dhe stereo Bose, të cilat theksojnë përkatësinë e këtij versioni ndër më të mirat modele Renault. Njësoj si pararendësi, modeli aktual Koleos, është prodhuar në Kore, në fabrikën e Renault Samsung Motors, ku realizohen edhe modelet Nissan X-Trail për tregun e Amerikës së Veriut.
Jo rastësisht këto dy modele ndajnë 50% të pjesëve të tyre, duke filluar nga platforma Cmf C/D, deri tek skema mekanike dhe aftësitë e tyre jashtë asfaltit. Dizajni është në përputhje me orientimin e ri të kompanisë. Detajet e Renault Koleos janë realizuar me kujdes, njësitë motorike janë diesel (me versionet 1.6 prej 131 kf dhe 2.0 prej 177 kf). Trasmisioni, i cili mund të jetë 4×2 ose 4×4, është i pajisur me kambio manuale me gjashtë marshe ose nga ajo me variacion të vazhdueshëm. Modeli i provuar në rrethinat e Helsinkit ishte versioni dCi 175 X-Tronic 4×4 Initiale Paris. Përveçse e realizuar me kujdes dhe e rehatshme, me shumë hapësirë në kabinë (me hapësirë të mjaftueshme për këmbët e pasagjerëve prapa), shoqëruar nga një bagazh relativisht i madh (nga 579 deri në 1.795 litra) dhe rezultoi shumë e qetë.
Rol për këtë luajnë xhamat anësorë me shtresa dhe funksionimi i veçantë i kambios X-Tronic, e cila sillet si një Cvt, duke e lejuar motorin të punojë në regjime të ulëta nëse drejtimi është i qetë dhe ndërkohë të punojë edhe si kambio automatike klasike (duke simuluar marshet) nëse drejtimi përshpejtohet. Vetëm rinisja e motorit në semafor është pak e ashpër. Mes kalibrimit të trasmisionit, suspensioneve të buta dhe sistemit të drejtimit jo fort të gatshëm por progresiv, drejtimi është i këndshëm pavarësisht pranisë së një nënkthimi të lehtë nëpër kthesa.
Me rrotat jashtë asfaltit, modeli Koleos ka treguar se është i aftë t’ia dalë edhe në situata jo fort të lehta, në sajë të mundësisë së fiksimit të shpërndarjes së momentit përdredhës mes boshteve, në vlerat 50:50, si dhe bllokimit “elektronik” të diferencialëve me Abs/Exp. Versioni dCi 130, i pajisur me motor diesel 1.6 dhe traksion në rrotat e para, ka treguar performanca të larta dhe manovrueshmëri të mirë të kambios manuale me gjashtë marshe, por zhurma brenda në kabinë ndihet.
Initiale Paris 4×4 MOTORI – L4 turbodiesel 1.995 cm3 FUQIA MAKSIMALE – 130 kW (177 kf) MOMENTI PËRDREDHËS – 380 Nm në 2.000 xhiro/min TRAKSIONI – integral KAMBIO – automatike Cvt 0-100 km/h – 9,5 s KONSUMI MESATAR – 17,2 km/l PËRMASAT – gjat. 467 – gjer. 184 – lart. 168 cm PESHA – 1.696 kg ÇMIMI – 43.200 €
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ndër projektet më të financuara të investimeve në vitin 2023 ishin ato të infrastrukturës rrugore, sipas një liste që përpiloi Ministria e Financave për realizimin e investimeve buxhetore, sipas zërave të projekteve më 2023. Ndër 50 projektet më të financuara më 2023 është Tuneli i…
Shumica e drejtuesve ekzekutivë në Shqipëri (CEO) (62%) mendojnë se ekonomia vendase do të përmirësohet në periudhën afatshkurtër, por nuk janë optimistë për 10 vitet në vijim. Një anketë e “Price Water House Coopers” (PWC), një markë shumëkombëshe e shërbimeve profesionale të bizneseve, evidentoi se…
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan rënie në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.54%, nga 3.66% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Nga tetë miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim…
Në një takim në ‘Shtëpinë e Biznesit’ me përfaqësues të biznesit, kryeministri Edi Rama njoftoi reformën e re për inspektimet. Kryeministri deklaroi se do të ketë shkurtime të rëndësishme në inspektorate, të cilat do t’i shkëputen ministrisë dhe do të dalin si një palë autonome,…
Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar për shqyrtim nisma e deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti, për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tatim 3%, si për individët edhe për personat juridikë. Referuar relacionit, propozimi i deputetes Gjylameti ka për qëllim t'u ofrojë edhe një herë…
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se do të nisë rehabilitimi i shtresave asfaltike në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Rruga që ka dëmtime të shumta dhe që jo pak herë është bërë objekt ankese edhe në vitet e shkuara duket se edhe për këtë vit do t’u nënshtrohet…
Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024 numri i lindjeve ishte 5,056, duke shënuar një rënie me 6,8%, krahasuar me tremujorin e parë…
Shqipëria ka një histori tranzicioni që karakterizohet nga paqëndrueshmëria e lartë e regjimit tatimor. Ligjet, që rregullojnë sistemin tatimor në vend, kanë ndryshuar aq shpesh, saqë e kanë…
Kuzhina tradicionale shqiptare ka fituar terren, falë një kërkese në rritje të turistëve për të shijuar receta origjinale. Përvoja e shijimit të kuzhinës lokale është një mënyrë e mirë për turistët të njihen me kulturën dhe traditat e vendit. Nëpërmjet ushqimit, ata mund të kuptojnë…
Përgjatë bregut të Athinës, një kompleks i madh shtëpish, hotelesh, marinash dhe më shumë, po merr formë. Në vijën bregdetare jugore të kryeqytetit të Greqisë, një…
Taksa e SHBA për të mbrojtur prodhuesit amerikanë, nga importet e lira, mund të nxisin tensionet tregtare. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar një tarifë 100%…
Ndërkohë, shitjet brenda vendit u tkurrën Eksportet e makinave në Kinë arritën një rekord të lartë në prill, tregojnë të dhënat të premten, ndërsa shitjet…
Daniel McKinnon, i cili ka punuar si menaxher produkti me të dyja kompanitë, Meta Platforms Inc. dhe Alphabet Inc. Google, ndau njohuri për ekuilibrin punë-jetë në…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…
Nga bunkerët e Shqipërisë, deri te veprat e artit në natyrë, këto ide udhëtimesh verore, janq alternativa të shkëlqyera nga plazhet dhe qytetet e mbipopulluara. Të…