Aksionet aziatike fituan pikë mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.4 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze CSI300 u rrit me 0.5 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 1.8 për qind, duke shkuar në 20,776.10 pikë, njëkohësisht edhe rritjen e tij më të lartë që prej 26 marsit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 2.1 për qind në 1,530.08 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.22 për qind, duke shkuar në 26,821.35 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait, u rrit me 0.03 për qind, duke shkuar në 2,861.42 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi u rrit me 0.10 për qind, duke shkuar në 2,069.11 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.