Rriten aksionet aziatike

13/02/2019 9:30 AM 0 komente

Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të mërkure.

Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.6 për qind, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej tetorit të vitit të kaluar.

Indeksi i aksioneve të Nikkeit, n225, u rrit me 1.34 për qind, duke shkuar në 21,144.48 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në këto tetë javët e fundit.

Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 1.84 për qind, duke shkuar në 2,721.07 pikë.

Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 1.16 për qind, duke shkuar në  28,497.59 pikë.

Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, KS11, u rrit me 0.50 për qind, duke shkuar në 2,201.48 pikë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of