Rritet euro, dollari bie

14/11/2018 9:33 AM 0 komente

Monedha euro fitoi pikë mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ajo u rrit me 0.05 për qind dhe u këmbye me 1.1292 euro për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu nivelin e saj më të ulët në 17 muajt e fundit ku u këmbye me 1.1216 euro për dollarë amerikanë.

Pandi britanik avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2986 paund për dollarë amerikanë.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.15 për qind në 97.138 . DXY.

Ndërsa jeni humbi pikë kundrejt dollarit amerikan. Ai ra me 0.1 për qind dhe u këmbye me 113.87 jen për dollarë amerikanë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of