Parlamenti rumun miratoi unanimisht një propozim të presidentit Klaus Iohannis, për një referendum për mbështetje publike për luftën kundër korrupsionit.
Vendimi i Parlamentit vjen pas disa javësh protesta masive kundër një dekreti qeveritar, i cili lehtësonte dënimet për veprat penale të korrupsionit, për të cilën qeveria më pas u tërhoq nga presioni.
Të gjithë 310 ligjvënësit e pranishëm në Parlamentin 463 vendesh votuan në favor të referendumit të propozuar dy javë më parë nga Iohannis, një ‘avokat’ i vendosur i luftës kundër korrupsionit në vend.
Data e referendumit dhe pyetjet e sakta janë ende për t’u përcaktuar. Iohannis doli me idenë për referendum në fund të janarit, kur u zbuluar synimi i qeverisë për të miratuar një dekret që lehtësonte dënimet për veprat penale të korrupsionit.
Dekreti u miratua nga qeveria më 31 janar gjatë natës dhe me ngut u publikua në Gazetën Zyrtare. Kjo shkaktoi protesta të mëdha që nuk ishin parë që nga rënia e komunizmit në vitin 1989. Sipas dekretit, zyrtarët mund të dënoheshin me burg vetëm nëse shumat e përfshira tejkalonin shifrën 200.000 lei ose 44,000 euro. Pas presionit të qytetarëve, qeveria e shfuqizoi dekretin më 5 shkurt. Votimi i mosbesimit ndaj qeverisë së koalicionit dështuar javën e kaluar pasi opozita në Parlament nuk kishte vota të mjaftueshme, ndërsa deputetët nga partitë e koalicionit nuk votuan.