Investitorët e huaj duket se e shikojnë Serbinë si vendi më i mirë për të investuar në Ballkan në këto moment, si rrjedhojë e kostos së lirë të punës dhe përjashtimeve nga taksat
Serbia tërhoqi rreth 2 miliardë dollarë Investime të Huaja Direkte (IHD) në vitin 2011, bëri të ditur Dhoma e Tregtisë së vendit.
Kompanitë e mëdha të huaja që hynë në Serbi në vitin 2011, përfshijnë: tregtuesin belg me pakicë “Delhaize”, kompaninë gjermane të elektronikës “Bosch”,
prodhuesin italian të tekstileve “Benetton”, kompaninë amerikane të bakrit “Cooper Tires” dhe shoqërinë australiane e kristaleve, “Swarovski”.
Fluksi total neto i IHD-ve në Serbi në vitin 2010 arriti në rreth 1.16 miliardë dollarë.
Milan Kovacevic, ekspert i investimeve të huaja, i tha “Balkan Insight” se shifra e IHD-ve përfshinte së bashku si investimet direkte ashtu dhe blerjet (kur një kompani e huaj blen aksione në një sipërmarrje vendase).
Me një ekonomi të dobët dhe nivel të lartë papunësie, që ka arritur në 24%, Serbia e ka vënë theksin në investimet e huaja si një mënyrë për të ecur përpara dhe për të ndalur rritjen e papunësisë.
Në shkurt, Kryeministri serb, Mirko Cvetkovic, deklaroi se Serbia është bërë lideri rajonal për sa i përket Investimeve të Huaja Direkte, të tërhequra vitin e kaluar.
Fqinji Kroaci ishte kryesuesi në tërheqjen e investimeve të huaja në rajonin e Europës Juglindore përpara se të godiste recesioni global.
Por, sipas Kovacevic, investitorët e huaj tani preferojnë Serbinë. “Serbia ka një potencial të madh për investitorët, duke qenë se ka një treg të madh,
pagat janë të ulëta dhe qeveria ende ofron përjashtime nga taksat për kompanitë e huaja”, tha Kovacevic për “Balkan Insight”.
Sipas firmës audituese KPMG, Serbia ka edhe një përparësi tjetër – taksat më të ulëta të biznesit në Europë.
Qeveria paguan deri në 13,000 dollarë për çdo vend të ri pune ose deri në 20% të totalit të investimit në investimet kapitale.
Serbia dhe Italia konfirmojnë marrëdhëniet e forta
Kryeministri serb, Mirko Cvetkovic, ka falënderuar Italinë për mbështetjen thelbësore që ajo ka dhënë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian,
duke theksuar se Italia është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Serbisë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin serb, Boris Tadic, dhe Kryeministrin italian, Mario Monti, i mbajtur në Samitin e dytë Serbi–Itali,
Cvetkovic tha se gjatë takimeve dypalëshe ishin nënshkruar shumë marrëveshje, një prej të cilëve lidhet me procesin e integrimit në BE.
Ministrat e Punëve të Jashtme Vuk Jeremic dhe Giulio Terzi nënshkruan një memorandum të përbashkët.
Në samitin e biznesit foli dhe Bogdan Lissovolik, kreu i zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Beograd, i cili pohoi se Serbia duhet të vazhdojë të ndërtojë një model të ri të bazuar në eksportet,
masat e rrepta buxhetore dhe investimet.
Lissovolik tha se Serbia duhet të vazhdojë të kryejë reforma, që duhet të përfshijnë masa të vështira, në mënyrë që efektet e saj të jenë sa më të dukshme
dhe të përdorë mundësitë që ofrohen nga marrja e statusit të vendit kandidat në BE.
Faraon do të paraqesë makina elektrike
Kompania serbe “Faraon” do të paraqesë prototipin e makinave elektrike në fund të vitit 2013, tha drejtori i kompanisë në një konferencë për shtyp.
Makina, e cila do të ketë emetime zero, do të jetë me materiale të përbëra, që nuk thuhen dhe janë shumë të sigurta.
Fabrika që do të prodhojë makinat duhet të hapet në 2015-n dhe do të prodhojë 40,000 makina për tregjet në BE, Kinë, Kore e Jugut dhe Japoni në vitin e pestë të aktivitetit të saj.