Vizualisht është i parëndësishëm. Por për fizikën e lëngjeve është më e komplikuar: sa më shumë të rritet shkuma, aq më shumë stabilizohet lëngu që mbulon
Rroftë shkuma: në qoftë se e doni atë që pini, shkuma është aleati juaj, sepse ju lejon të shijoni plotësisht, pa rrezikun e humbjes. Mbetej për të kuptuar se pse: dhe këtë e shpjegon një studim në Universitetin e Princeton. Një hulumtim mbi fizikën e lëngjeve thelbësor për të kuptuar pikërisht birrën, por edhe për të parandaluar derdhjet e lëngjeve të rrezikshme.
Kjo e shkumës ishte ndoshta misteri më i madh shkencor në historinë e pijeve. Zgjidhja e saj filloi në sajë kafe-qumështit të stilit amerikan, mbuluar me shkumë, që shkencëtarja Emilie Dressaire konsumontesi çdo mëngjes. Ajo u rrëmbye nga përmbajtja e lëngut në gotën e saj, që nuk kishte nevojë për kapak plastik që të shmangte rrezikun e dershjes.
Një vëzhgim i ngjashëm kishte goditur kolegun Alban Sauret, ndërsa mbante një gotë birrë me shqetësim. Të dy fizikanët në atë pikë vendosën të bashkohen për të gjetur arsyen e vërtetë pse shkuma redukton në mënyrë dramatike mundësinë e humbjeve kur pijet zhvendosen me mbajtësit e tyre.
Studimi nuk është thjesht i rëndësishëm për të shpjeguar dinamikën e birrës ose kapuçinos transportuar nga ballkoni i barit në tryezë: mund të ketë aplikime të rëndësishme industriale që shkojnë shumë përtej industrisë së pijeve. Të gjitha industritë që kanë të bëjnë me lëngjet në lëvizje – duke filluar nga sektori i naftës – do të mund të korrin përfitime: në veçanti, transportin e lëngjeve të rrezikshme. ‘Aplikacionet e mundshme janë shumë më të gjera se sa birra e thjeshtë’, deklaron Alban Sauret.
«Ky studim tregon se një shtresë relativisht e hollë e shkumës redukton në mënyrë efektive derdhjet. Gjetjet tona sugjerojnë se shkuma mund të përdoret në procese të ndryshme industriale në të cilat mundësia e derdhjes së likuidëve janë të domosdoshme të minimizohen. ‘