Që në momentin kur ai u haodh në treg, shumë menduan se kjo risi teknologjike do të ndihmonte botën e biznesit kryesisht për të vendosur lidhje të reja apo për të forcuar ato që ekzsitonin tashmë. Dhe në të vërtetë ashtu rezultoi. Nëse LinkedIni përdoret ashtu siç duhet, ai mund të rezultojë vërtet i suksesshëm, por nëse ai nuk përdoret në mënyrën e duhur mund të ndikojë edhe negativisht.
Më poshtë do të lexoni disa strategji, të cilat do t’ju ndihojnë për të përdorur LinkedInin si një profesionist:
Përqendrohuni në forcimin e kontakteve me biznese apo persona realë
Një prej këshillave më të rëndësishme përsa i përkët vendosjes së kontakteve të reja apo forcimit të atyre ekzistuesve është që ju të përqendroheni në persona apo biznese të cilat kanë një emër të afirmuar në treg, sepse të shumta kanë qenë rastet e mashtruesve që ekzistojnë në këtë rrjet.
Mendojeni LinkedInin si shëpinë tuaj, ku ju për asnjë arsye nuk do t’ia jepnit adresën asnjë të panjoohuri. LinkedIni nuk është Instagrami, ai është një platformë profesionale dhe sa më shumë që ju ta shihni nga ky këndvështrim, aq më të mëdha do të jenë përfitimet tuaja në këtë drejtim.
Mos krijoni kontakte të kota
Duke qenë se një pikë e tillë është shumë e rëndësishme, ne po e theksojmë edhe një herë. Mos vendosni kontakte me persona apo biznese që nuk i njihni, vetëm e vetëm për të rritur numrin e miqve tuaj në këtë rrjet, dhe mbi të gjitha përqendrohuni në ato kontakte të cilat i takojnë sferës suaj profesionale.
Duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm
Në LinkedIn ju nuk duhet të tregoheni vetëm të kujdesshëm përsa i vendosjes së kontakteve të reja, por mbi të gjitha edhe për informacionet dhe të dhënat që ju publikoni aty. Duke qenë se lehtësirat që ky rrjet të mundëson për postimin e çfarëdolloj informacioni, atëherë edhe rreziku që ju të gaboni është i madh, prandaj mendojeni dy herë përpara se të postoni diçka.