Drejtoria e Përgjithshme njofton se deri tani është shpërndarë paga minimale në kuadër të paketës së pare për 53 mijë persona.
Ky proces do të vijojë edhe pas përfundimit të afatit të aplikimit të ndihmës financiare sipas VKM nr.254, datë 27.03.2020, dhe sigurojmë individët/subjektet se çdo ankesë/kërkesë do të trajtohet dhe shqyrtohet me korrektësinë maksimale. Subjektet dhe individët të cilëve u është refuzuar e drejta për të përfituar ndihmën financiare sipas Paketës nr.1, do të njoftohen nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tyre në e-filing, nëse do të jenë përfitues të Paketës nr.2, pa qenë e nevojshme të ndjekin procedurën e riaplikimit.
Ju informojmë gjithashtu, se në çdo Drejtori Rajonale Tatimore, vijon procesi i trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit:
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.