Bankierët qendrorë të botës janë me siguri në lajme këto ditë. Nuk kalon asnjë javë pa u përmendurFed, Banka Qendrore Europiane apo Banka e Japonisë që ndërmarrin veprime të mëdha dhe shpesh të paprecedenta për të luftuar deflacionin, për tëruajtur stabilitetin financiar, ose për të adresuar rritjen mediokër, shkruan forumblog.org. Megjithatë, ne priremi të harrojmë se këto nuk janë të vetmet banka qendrore që po përpiqen të përshtasin politikat e tyre ndaj ndryshimit të rrethanave në këtë botë, të lidhura kaq ngushtë.
Merrni në konsideratë rastin e Kaukazit dhe Azisë Qendrore – Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Kazakistanin, Republikën e Kirgistanit, Taxhikistanin, Turkmenistanindhe Uzbekistanin. Sistemi bankar qendror në këto ish-republika sovjetike,rrallëherëështë nga titujtkryesorëndërkombëtarë. Por të kuptuaritpër të hartuar dhe për tëudhëhequr më së miri politikën monetare përbën njësoj sfidë si në Shtetet e Bashkuara ose në Eurozonë.
Sfida të reja dhe të vjetra
Për të qenë të sigurt, gjatë dy dekadave të fundit, bankat qendrore të rajonit kanë bërë përparim të rëndësishëm në forcimin e kuadrit të politikave të tyre monetare dhe kursit të këmbimit: ato kanë fituarmë shumë pavarësi (në shkallë të ndryshme); kanë përmirësuar ekspertizën e tyre teknike; dhe janë bërë mëtransparente si dhe kanë përmirësuar statistikat e tyre.
Rezultatet kanë qenë mbresëlënëse, me rritjet e çmimitqë kanërënë nga hiperinflacioni në vitet ’90 aktualisht nënumra njëshifrorë në pjesën më të madhe të vendeve.
Sigurisht, pavarësisht këtij progresi, vazhdojnë të ekzistojnëdisa probleme strukturore. Inflacioni është ende relativisht i lartë dhe i paqëndrueshëm, dollarizimi (përdorimi i dollarit amerikan nga një vend tjetër si monedha e tij zyrtare) është përhapur, sistemet financiare janë të dobëta, dhe disa vende kanë rezerva të ulëta tëvalutës së huaj.
Ngadalësimi i mprehtë i fundit në Rusi, një burim kryesor i tregtisë, remitancat dhe investimetintensifikojnë sfidat e reja, ashtu sikundër bën edhe dobësia e lidhur e rublës ruse, sepse ajo krijon tensione në kornizat monetare të këtyre vendeve, të cilat shpesh janë të lidhura ngushtë me dollarin amerikan. Mbi të gjitha, eksportuesit e energjisë së rajonit po i përshtaten rëniessë fundit të çmimeve të naftës dhe gazit, një burim kryesor i valutës së huaj.
Seminari i nivelit të lartë të bankierëve qendrorë nga rajoni dhe ekspertë ndërkombëtarë në Zyrih, organizuar dy javë më parëme bashkëpunimin e zyrtarëve zviceranë dhe FMN, u realizua pikërisht në momentin e duhur:
Ne diskutuam mënyrat për t’i bërë kornizat monetare në rajon më elastike ndaj goditjeve dhe më të afta për të mbështetur rritjen e qëndrueshme.
Fokus mbi stabilitetin e çmimeve
Ajo mbi çka ne ramëdakord, ështëtë lëvizim drejt një kuadri monetar të qartë dhe të qëndrueshëm. Në praktikë, kjo nënkupton fokusimmë të qartë, ose në kursin e këmbimit ose në stabilitetin e çmimeve.
Disa vende, si Armenia dhe Gjeorgjia, kanë bërë tashmë progres të mirë drejt objektivit të inflacionit.Të tjerët janë ende në fazat e hershme të zhvillimit të një strategjie konsistente dhe ndërtimit të institucioneve të nevojshme.
Sukseset dhe dështimet e vendeve që tashmë kanë kaluar në fazën e tranzicionit janë të paçmueshme. Guvernatorët e bankave qendrore të rajonit janë shfaqur veçanërisht të kënaqur të krahasojnë shënimet me kolegët nga Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Izraeli, Rusia dhe Serbia.Tri ishin prioritetet për bankat qendrore që dolën nga diskutimet:
- Së pari, zhvillimi i një strategjie të qartë nëpërcaktimin e objektivave (të tilla si stabiliteti i çmimeve), zgjedhja e objektivave (parashikimi i inflacionit ose normat e interesit të tregut), dhe zhvillimi i instrumenteve (si operacionet e tregut të hapur).
- Së dyti, ndërtimi i kapaciteteve analitike për tëmodeluar dhe për të parashikuar ekonominë. Pavarësisht të dhënave të varfra,modele të tillapërfaqësojnë korrektësi përballë diskutimeve midis politikëbërësve.
- Së fundi, zhvillimi i një politike komunikimi për të shpjeguar në mënyrë të qartë politikën monetare dhe ‘për të ankoruar’ pritshmëritë ekonomike, për shembullmbi inflacionin. Kjo ka të ngjarëtë kërkojë mjete të reja të komunikimit proaktiv,të cilat shkojnë përtej thjesht një faqeje interneti dhe një deklarate për shtyp në lidhje me vendimin më të fundit të politikës monetare.
E gjithakjo,sigurisht që bazohet në zhvillimin e duhur tëinstitucioneve asistuese, duke filluar qënga pavarësia e bankës qendrore, në një treg financiar thellësisht racional, e deri nëautoritetet fiskale që nuk po funksionojnë në drejtim të kundërt. Ashtu sikundër vunë në dukje shumë praktikues në Zyrih, një regjim monetar mund të funksionojë vetëm në qoftë se ai gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.