Tregu i smartphone-ve, Apple mund të rifitojë vendin e dytë

10/10/2019 4:26 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Apple mund të kapërcejë Huawei në shitjet e smartphone-ve në tremujorin e katërt 2019 dhe të rifitojë vendin e dytë në klasifikimin e shitjeve botërore të telefonave, të cilin e humbi në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Parashikimet publikohen në faqen Digitimes.

Shitjet e kompanisë me seli në Cupertino mbështeten nga telefonat e rinj iPhone 11 dhe ndalimi nga administrata e Trump, efektet e të cilave, sipas analistëve, duhet të shihen në pjesën e fundit të vitit. Në maj, Huawei u përfshi në listën e zezë tregtare të administratës Trump, por deri tani, kjo nuk ka ndikuar te shitjet. Me vazhdimin e përfshirjes në listën e zezë, Gartner parashikon një rënie të shitjeve të Huawei në 50 milionë njësi në gjysmën e dytë të vitit, të cilat mendohet se do ta rimarrin veten në periudhën festive të fundvitit, në 60 milionë njësi.

Sipas IDC, Apple ka dërguar 36 milionë iPhone në tremujorin e parë 2019. Thuhet se dërgesat ranë në 34 milionë njësi në tremujorin e dytë dhe parashikohet një rënie në 30 milionë njësi në tremujorin e tretë.

Por, shitjet e iPhone 11, telefonat e rinj të prezantuar në shtator të këtij viti, janë më të mira se parashikimet. Sipas IDC, dërgesat e telefonave Apple do të arrijnë në 70 milionë njësi në tremujorin e katërt 2019.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of