Turqia eksporton 70 milion lule përpara Ditës së Shën Valentinit

08/02/2021 3:50 PM 0 komente

Prodhuesit turq kanë eksportuar 70 milion lule në 22 vende, duke përfshirë Holandën, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Rumaninë, përpara Ditës së Shën Valentinit, që mbahet më 14 Shkurt.

“Këtë vit është rritur ndjeshëm eksporti i luleve”, tha Ismail Yilmaz, kreu i Shoqatës së eksportuesve të bimëve dhe produkteve dekorative për Anadolu Agency.

“Pavarësisht nga pandemia, ne kemi dërguar 70 milion lule në 22 vende, me vlerë afërsisht 7 milion dollarë. Kjo shifër ishte 6 milion dollarë me 60 milion lule vitin e kaluar.”

Trëndafilat dhe karafilat e kuq janë lulet më të kërkuara, por Turqia kryesisht eksportoi karafila për shkak të nevojës në tregjet e brendshme, shtoi Yilmaz.

Tregu më i madh i luleve në Turqi është Holanda, e cila ndiqet nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Rumania dhe Ukraina.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of