Toka po ndryshon gjithnjë e më shumë çdo vit dhe disa nga vendet më të famshme në planet po shfaqin pasojat e ndryshimit të klimës dhe ndërhyrjeve njerëzore. Këto vende janë të pasura me histori, por ato po pësojnë aq shumë dëme, gjë e cila mund t’u kushtojë atyre zhdukjen e afërt.
Harku i Darvinit është vendi më i fundit që u zhduk, pasi formacioni i famshëm shkëmbor në arkipelagun Galápagos u shemb më 17 maj.
Shkaku i shembjes ishte erozioni natyror, sipas Ministrisë së Mjedisit të Ekuadorit e cila publikoi fotografi në rrjetet sociale që tregonin vetëm dy shtylla shkëmbore të mbetura. Për fat të mirë, asnjë zhytës nuk u dëmtua nga shembja. Formacioni i lartë shkëmbor 43 metra mori emrin e shkencëtarit britanik Charles Darwin, i cili vizitoi ishujt në 1835.
Nga mrekullitë natyrore dhe rrënojat e lashta të qyteteve të zhurmshme, njihuni me disa nga vendet që ju duhet t’i vizitoni përpara se të zhduken.
Xhakarta, Indonezi
Kryeqyteti i Indonezisë dhe qendra e kulturës, ekonomisë dhe politikës, shtëpia e mbi 10 milionë banorëve, sipas të dhënave të fundit po fundoset me ritme të shpejta. Pjesë të mëdha mund të zhyten plotësisht deri në vitin 2050.
Timbuktu, Mali
Muret me tulla prej balte të xhamive të ndërtuara në shekujt 14-16 janë në rrezik serioz për shkak të strukturës së tyre prej argjile.
Deti i Vdekur
Niveli i Detit të Vdekur thuhet se ulet të paktën një metër në vit. Ekspertët kanë frikë se do të zhduket plotësisht nëse njerëzit vazhdojnë ta devijojnë rrjedhën e lumit Jordan, i cili është burimi i vetëm i ujit në Detit të Vdekur.
Muri i madh Kinez
Kultivimi i tepërt, shfrytëzimi i natyrës pa kriter dhe shitja e tullave me gdhendje historike kanë dëmtuar dy të tretat e murit simbol.
Manila, Filipine
Thuhet se kryeqyteti po zhytet me rreth 10 cm çdo vit për shkak të shfrytëzimit të tepruar të ujërave nëntokësore dhe ngritjes së nivelit të detit.
Parku Kombëtar Denali dhe Preserve, Alaskë
Maja më e lartë e parkut që shkon në 6,190 metra, e konsideruar më e larta në Amerikën e Veriut, po pëson ndryshime befasuese, ndërsa akulli i akullnajave të tij po shkrihet.
Kanioni Grand, SHBA
Shkëmbi është renditur si një nga 11 vendet historike më të rrezikuara në SHBA. nga Trusti Kombëtar për Ruajtjen Historike, për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga turistët.
Barriera e madhe koralore, Australi
Studimet tregojnë se më shumë se gjysma është zbardhur pothuajse tërësisht nga rritja e temperaturave të ujit dhe ndotja me acid e koraleve.
Seychelles
Parajsa në brigjet lindore të Afrikës po zhduket për shkak të një rritjeje të madhe të nivelit të detit, i cili përbën një rrezik serioz për ishujt e ulët.
Petra, Jordani
Zona më e famshme arkeologjike në vend vuajnë nga një kombinim i reshjeve, erërave dhe motit të shkaktuara nga dora e njeriut (vizitorëve).
Alpet, Zvicër
Vargmali humbet rreth 3% të akullit të tij akullnajor çdo vit për shkak të ngrohjes globale. Ekspertët parashikojnë që gjysma e akullit nga 4,000 akullnajat do të zhduket deri në vitin 2050, vetëm për shkak të emetimeve të së shkuarës.
Lugina Mendenhall, Alaskë
Nën akullnajën Mendenhall ka shpella akulli që vazhdojnë të shkrihen çdo vit.
Memfis, Egjipt
Ekspertët parashikojnë që ndërtimet aty pranë, ngrita e nivelit të ujërave nëntokësore dhe ndotja kërcënojnë varret, monumentet dhe piramidat.
Qyteti Ho Chi Minh, Vietnam
Për shkak të shfrytëzimit të ujit nëntokësor dhe urbanizimit të shpejtë, shumë pjesë të qytetit vazhdojnë të zhyten çdo vit.
Venecia, Itali
Qyteti i famshëm italian për shëtitjet romantike me gondola, po zhytet në mënyrë të ngadaltë vit pas viti dhe mund të zhduket plotësisht.