Vjena kurorëzohet Qyteti më i Gjelbër në Botë për parqet dhe transportin publik

13/05/2020 12:38 PM 0 komente

Vjena është vlerësuar Qyteti më i Gjelbër në Botë nga një shoqëri konsulence kanadeze-amerikane.

Shoqëria “Resonance” analizoi cilësinë e ajrit, numrin e parqeve dhe aksesin në transportin publik në qytetet më të vizituara në botë.

“Vendi i lindjes së modernizmit është burim i ideve të reja për lëvizjen dhe parqet publike” – thuhet në lidhje me vlerësimin e kryeqytetit austriak.

“Vjena është e mrekullueshme, me më shumë se 50 për qind hapësira të gjelbra, gjë që është unike. Port, të shpërndara në mënyrë jo të njëjtrajshme” tha për Euronews, Birgit Hebein, nënkryetare e Partisë së Gjelbër në Vjenë.
“Kjo është arsyeja se pse gjatë pandemisë po krijojmë rrugë për biçikleta dhe për këmbësorë. Mendoj që kjo është vërtet e rëndësishme. Jo të gjithë janë me fat sa të kenë një park pranë shtëpisë”.

Rrugët për biçikleta mund të krijojnë një hapësirë shtesë dhe të shpejtë. Sipas profesores për ndërtesa ekologjike, Azra Korjenic, në Technical University of Vienna, nevojiten strategji afatgjata.

“Gjatë pandemisë, shumë njerëz nuk janë lejuar të dalin nga shtëpitë dhe njerëzit e moshuar dhe të sëmurë me siguri do të qëndrojnë brenda gjithë vitin dhe vështirë se do të lejohen të dalin jashtë. Kjo do të thotë se ata kanë nevojë për një hapësirë të gjelbër jashtë” – thotë ajo. Hapësirat e gjelbra në Vjenë nuk janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme, por gjithnjë e më shumë klasifikime ndërkombëtare e vlerësojnë me pikë të larta kryeqytetin austriak për cilësinë e jetës. Sistemet e energjisë diellore janë bërë të detyrueshme për gjithë ndërtesat e reja në kryeqytet,

 

Të rimendosh qytetet nën dritën e pandemisë së koronavirusit

“Resonance” publikon vazhdimisht klasifikimet e saj për Qytetet më të Mira, por me rastin e 50-vjetorit të Ditës së Tokës këtë vit, u fokusua te 50 qytetet më të vizituara në botë, në bazë të numrit total të recesioneve në TripAdvisor, për të bërë renditjen e qyteteve më të gjelbra

Shoqëria e konsulencës tha se për të bërë klasifikimin u mbështet në një sërë kriteresh “që duken veçanërisht të rëndësishme kur mendojnë për kuptimin e dendësisë dhe të ardhmen e planifikimit urban në kontekstin e koronavirusit dhe distancimit social të diktuar nga qeveria”.

  • Përqindja e hapësirave të gjelbra
  • Përqindja e nevojës totale për energji nga burime të rinovueshme
  • Përqindja e popullsisë që përdor transportin publik për të shkuar në punë
  • Niveli i ndotjes atmosferike
  • Konsumi i ujit për frymë
  • Rrugë për këmbësorë
  • Disponueshmëria për riciklim në të gjithë qytetin
  • Disponueshmëria për kompostim në gjithë qytetin
  • Numri i tregjeve në qytet

Klasifikimi i 10 qyteteve më të gjelbra sipas “Resonance”

1. Vjenë, Austri
2. Mynih, Gjermani
3. Berlin, Gjermani
4. Madrid, Spanjë
5. São Paulo, Brazil
6. Manchester, Mbretëri e Bashkuar
7. Lisbonë, Portugali
8. Singapor
9. Amsterdam, Holandë
10. Uashington D.C., SHBA

Burimi: Euronews

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of