Ish-kryeministri miliarder Silvio Berlusconi u dëbua nga Senati, një rezultat që do e ekspozojë atë ndaj arrestit me humbjen e imunitetit të deputetit që e ka mbajtur për gati 20 vjet.
Mbrojtja akorduar nga 951 ligjvënësit e Italisë ka qenë ‘mburoja’e Berluskonit 77-vjeçar në atë që ai e përshkruan si një betejë prej dy dekadash kundër prokurorëve armiqësor. Pas përjashtimit nga parlamenti, gjyqtarët ka gjasa ta cojnë ish-kryeministrin prapa hekurave si pasojë e një hetimi për korrupsion në Napoli. Në hetim, Berlusconi dyshohet të ketë korrutptuar senatorët për të rrëzuar qeverinë e Romano Prodit në vitin 2008. Ai u akuzua muajin e kaluar.ne
‘A e kam frikë arrestimin?’ Tha Berluskoni dje në një intervistë me një nga kanalet e tij televizive Mediaset SpA (MS), sipas disa pjesëve të postuara në faqen e saj. ‘Nuk e di. Ka një urrejtje të përgjithshme kundër meje nga gjykatat. ‘
Problemet ligjore me të cilat po përballet Berluskoni shtrihen përtej dënimit për mashtrimin me taksat, që pasi u la në fuqi nga Gjykata e Lartë në gusht, nxiti procesin e dëbimit. Ai po apelon dënimet për përdorim të paligjshëm të kasetave regjistruese, abuzimin me pushtetin dhe angazhimin e një të miture në prostitucion.
Votimi do të mbahet sot në darkë pas orës 19:00 në Romë, dhe Berluskonit i nevojitet mbështetja e 161 senatorëve, nga 321 në total, në mënyrë që të ruajë vendin e tij. Berluskoni ka gjasa të dështojë teksa kryeministri Enrico Letta i Partisë Demokratike me grupet opozitare SEL dhe Five Star Movement e Beppe Grillo-së do votojnë largimin e tij. Këto tri parti numërojnë 165 senatorë në mesin e tyre.
“Fati i Berluskonit duket se është vulosur, ‘ tha në 25 nëntor Ëolfango Piccoli, analist me Teneo Inteligence. ‘PD, Five Star Movement, Civiv Choice dhe partitë e tjera më të vogla do të bëjnë aleancë kundër tij.’