Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane WTI, vijoi rritjen e tij më të madhe javore të vitit teksa temperaturat tepër të ulëta në SHBA rritën kërkesën për naftë e cila do të shërbejë për ngrohje.
WTI për dorëzimet e marsit ishte në 96.74 dollarë për fuçi, duke u rritur10 cent, në bursën e Neë York. Kontrata më herët u rrit gati 0.6 për qind. Ajo u mbyll 68 cent, ose 0.7 për qind në 96.64 dollarë në 24 janar. Vëllimi i të gjitha kontratave tsë së ardhmes të tregtuara ishte rreth 24 për qind më pak se mesatarja 100-ditore.
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimet e marsit ra 33 cent në 107.55 dollarë për fuçi në tregtimet e Londërs. Diferenca e Brrent ndaj WTI ishte në jë rim prej 10.81 dollarë, krahasuar me 11.24 dollarë në 24 janar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.