Komisioni Europian, përmes një raporti të fundit, parashikon se rritja e PBB-së për Kroacinë është 2.8% në 2018 dhe 2.7% në 2019.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç u shfaq pozitiv dhe optimist duke thënë se “raporti i KE ishte një vazhdim i projeksioneve pozitive në treguesit më të rëndësishëm makroekonomikë, veçanërisht në lidhje me borxhin publik që i është dhënë edhe një përmirësim nga KE “, shkruan media vendase HRT.
Plenkovic beson se ky raport dëshmon se KE në të vërtetë ka “lexuar” zhvillimin financiar të vendit dhe performancën e mirë në turizëm dhe në luftën kundër papunësisë.
Ai shtoi se ritmi i rritjes i paraqitur dhe i parashikuar në raport, e vë Kroacinë përpara parashikimeve të BE-së në tërësi.