Të frymëzohesh në fillim të një sfide apo në përfundim të saj është një gjë shumë e thjeshtë, por sfida e vërtetë është sesi të jeni gjatë gjithë kohës të frymëzuar.
Edhe pse ju mund të jeni një lider shumë i suksesshëm ju kurrë nuk mund ta drejtoni një kompani i vetëm, sepse kjo gjë është e pamundur. Nëse ju keni një prej ekipeve të punës më të mirë që mund të ekzistojë, atëherë një prej sfidave tuaja më të vështira është sesi të arrini që ata të jenë të frymëzuar gjatë gjithë kohës, në rast se nuk doni të humbisni një numër të madh prej tyre.
Sipas një studimi të fundit, është zbuluar se motivimi është një faktor që ndikon pozitivisht në një periudhe të shkurtër kohore, ndërsa frymëzimi është ai që e çon një kompani përpara.
Frymëzimi është ai që përbën diferencën kur bëhet fjalë për maksimizimin e potencialit tuaj. Në mënyrë metaforike motivimi gjendet nën lëkurë, ndërsa frymëzimi ndodhet brenda çdo qelize, dhe të jesh i frymëzuar ditë pas dite është sfida e vërtetë.
Më poshtë do të lexoni katër strategji sesi të arrini që edhe ju të keni një ekip gjithmonë të frymëzuar:
Frymëzojini të tjerët
Liderat më të mirë dhe më të suksesshëm janë edhe ata që kanë një skuadër të frymëzur gjithmonë me vete, duke realizuar kështu me sukses çdo sfidë që ndërmarrin. Mos u shqetësoni se çfarë do të merrni në këmbim. Fillimisht vetëm jepni. Kur skuadra juaj ta kuptojnë se ju jeni në gjendje të bëni gjithçka për ta, atëherë edhe ajo do t’ju kthejë me të njejtën monedhë.
Mundohuni ta ndihmoni ekipin tuaj sa më shumë, dhe në pamudësi për t’i ndihmuar ata komunikoni sa më shumë të mundeni, duke i lënë atyre të kuptojë se ju do të jeni gjithmonë aty për t’i mbështetur.
Shembulli i një lideri ideal
Si lider, ju duhet të jeni një shembull frymëzimi për ekipin tuaj. Nëse ju këni ndërmarrë përsipër një sfidë të cilën doni ta realizoni në mënyrën më të mirë të mundshme, atëherë tregojani edhe ekipit tuaj të punës rëndëisnë e asaj sfide dhe lejojini ata që të bëhen pjesë e tij duke ju ndihmuar. Nuk ka shembull më të mirë frymëzimi sesa ndarja e një sfide të përbashkët me të gjithë ekipin dhe pastaj rrjedhimisht edhe ndarja e fitores.
Mision dhe besim i përbashkët
Asgjë më shumë sesa një mission dhe një besim i përbashkët nuk mund ta mbajë të bashkuar një skuadër.
Sipas një studimi të fundit, në të gjitha ato qytete ku pjesa më e madhe e qytetarëve kërkonin paqe dhe qetësi, u pa një rënie e niveli të krimit me 24 për qind, krahasuar me ato qytete ku nuk kërkohej dhe nuk kishte asnjë përpjekje për të vendosur paqe.
Ashtu si edhe në rastin e qyteteve me një dëshirë të përbashkët për të jetuar në paqe, edhe në një ambient pune, ekipi i punës do të jetë më i frymëzuar nëse të gjithë do të luftojnë për të arritur të njejtin rezultat të përbashkët dhe jo për t’u rritëm profesionalisht në mënyrë individuale. Të kesh një mision të përbashkët për të arritur, një qëllim për të realizuar, e bën një skuadër tqë të jetë sa më e fortë dhe e frymëzuar.
Inkurajojini të tjerët të tjenë vetvetja
Edhe pse në pikën e mësipërme thamë që është shumë e rëndësishme që të gjithë individët të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për arritjen e një objektivi të përbashkët, është gjithashtu shumë i rëndësishëm fakti që çdo anëtar i ekipit tuaj të jetë vetvetja.
Ekipet e punës më të frymëzuara janë ato ku çdo anëtari i caktohen detyra që gjithkush prej tyre i bën më së miri dhe me lehtësi.