Për Sergio Marchionne në krye të Grupit Fiat dhe më pas edhe në FCA (Fiat Chrysler Automobile) do të flitet ende gjatë pas vdekjes së tij.
Me siguri, gjatë 14 viteve aktivitet në cilësinë e drejtuesit të lartë në nivel global, janë të paktën 5 modele makinash që kanë lënë shenjë, në mënyrë të pashlyeshme…
Lexojini më poshtë se cilat janë…
1.Fiat 500 e re, trashëgimtare e modelit të vitit 1957
Dalja në treg ndodhi në momentin më të vështirë të Fiat, në 2007-n. Por rilindja e një miti, i gjithi italian, siç ishte atëherë Fiat 500 i ri, u përjetua si një rilindje e vërtetë e Grupit dhe për “made in Italy” në veçanti. Ky ishte një sukses i madh, që i dha jetë një familje të vërtetë modelesh po aq të suksesshme. Nga 500 L, versioni monovolum, tek 500 X, crossover. Një model që me Panda, përfaqëson ende sot pikën e fortë të shitjeve të Fiat në botë.
2.Jeep Renegade, modeli i parë u prodhua jashtë kufijve të SHBA-së
Në vitin kur Fiat u bë një grup global pas bashkimit me Chrysler dhe lindjen e FCA në Melfi, Itali, u përurua prodhimi i veturës së parë të brandit jashtë territorit amerikan. Jeep Renegade, bashkë me “binjaken” e Fiat 500 X arriti të kapë momentin e suksesit të madh të suv kompakt. Një intuitë që Marchionne e ka deklaruar shpesh se e ka ndarë me Mike Manley, ish-drejtuesi i Jeep, i cili sot, jo rastësisht e zëvendëson Marchionne-n në krye të FCA (21 korrik kur Marchionne u shtrua në spital dhe vdiq për shkak të komplikimeve në gjendjen shëndetësore).
3.Alfa Romeo Giulia dhe rilindja e Biscione
Ai ishte përpjekur, por pa sukses, ta risillte Alfa Romeo në shkëlqimin e dikurshëm. Por kur kuptoi se kjo gjë nuk solli rezultate pozitive, nuk ngurroi të linte gjithçka dhe t’ia niste nga e para me Gulia ndjekur më pas nga suv Stelvio. Një taktikë ende e papërfunduar, të cilën Marchionne e konsideronte bazën mbi të cilën do të punonte në katër vitet e ardhshme, siç rikonfirmohet në planin e programit që është prezantuar pikërisht në fillim të qershorit.
4.Maserati Levante, suv e kthesës së ‘Tridente’
Rëndësia e të pasurit në gamën e modeleve një suv edhe për një brand premium është theksuar nga rezultatet e Maserati se pas prezantimit të Levante, versioni “me rrota të larta” i brand-it të Modenas, shitjet e përgjithshme janë dyfishuar, duke duke i siguruar brand-it historik një të ardhme solide, falë edhe modeleve të reja, gjithnjë me një ADN sportive, por edhe një pikë kthese në kuptimin e elektrifikimit gradual të së gjithë gamës, për një të ardhme ‘green’ në program për vitet e ardhshme.
5.Ferrari FF, “e kuqja” që mungonte
Si i pasionuar pas Ferrari-t, Marchionne kishte ndier mundësinë e një zhvillimi të madh të brand-it të Maranello, falë modeleve të reja, që, edhe pse duke mos braktisur ADN e Ferrari-t, do të tërhiqte një publik të ri për Ferrarin. Dhe FF e vitit 2011, përfaqësonte për Marchionne embrionin e asaj Ferrari të ri që ai vetë u kishte kërkuar projektuesve. Jo një suv, por diçka të ngjashme, që për fat të keq nuk pati kohën për ta prezantuar.
Burimi: Il Sole 24 Ore
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.