Kompania ajrore Boeing do t’u ofrojë një vend pasagjerëve civilë në anijen e saj të re hapësinore Star Liner. Destinacioni do të jetë ISS (International Space Station) dhe udhëtimet e para pritet të nisin vitin e ardhshëm.
Vendi në dispozicion të pasagjerëve civilë do të ndahet me katër vende të tjera që u janë rezervuar astronautëve.
Ky vend nderi fillimisht do të jetë i rezervuar për institucionet, universitetet dhe vendeve të tjera të interesuara, siç bën të ditur Tony Castileja nga Boeing.
Por udhëtimi kuptohet nuk do të kushtojë sa një javë në kroçerë. Kostoja e biletës mund të jetë shumë e kripur. “Nuk mund ta them çmimin për momentin, por aktualisht Shtetet e Bashkuara po i paguajnë Rusisë 80 milionë dollarë për të transportuar astronautët nga NSA tek ISS”.
Kostoja e udhëtimit duhet të jetë më e ulët se 80 milionë dollarë (kështu shpresohet) dhe gjithsesi tregu i udhëtimeve në hapësirë mendohet se së shpejti do të pësojë një ulje të përgjithshme të çmimeve.
Anija e re hapësinore Star Liner ka një koncept krejt të ri, e menduar të bëjë gjithçka në autonomi. Kontrolli njerëzor është i parashikuar vetëm në raste emergjente.
Me fjalë të tjera, Boeing është nismëtari i tregut të udhëtimeve civile në hapësirë. Por në dhjetë vitet e ardhshme, vështirë se një vend në një anije kozmike të kushtojë sa në një udhëtim ajror. Vetëm në rastin se nuk vjen ‘Ryan Air’ i hapësirës!
Burimi: Corriere della Sera