Autoritetet e Kosovës kishin premtuar se deri në 2020-n do ta integronin shtetin në Bashkimin Evropian, por tash është paralajmëruar se deri në këtë kohë as nuk do të aplikohet për anëtarësim
Kjo, pavarësisht se në planet e qeverisë aplikimi figuron si aktivitet i këtij viti.
Mimoza Ahmetaj, ministre e Integrimit Evropian tha se aplikimi bëhet tek pas zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).
MSA-ja nuk pritet të zbatohet shpejt. Javën e shkuar Qeveria e ka miratuar Programin kombëtar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, dokument ky që përmban prioritete afatshkurtra që parashihet të përmbushen brenda një viti dhe prioritete afatgjata, për realizimin e të cilave kërkohet një periudhë deri në pesë vjet.
/Koha Ditore
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.