Ekspertët e Bankës së Shqipërisë, gjatë prezantimit të Raportit të Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë të vitit 2016, e kanë vënë theksin te rritja e kreditimit për subjektet që nuk ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia që jepet jashtë vendit ka vijuar të jetë e lartë. Sektori bankar ka zgjeruar pozicionin kreditor në subjektet jorezidente. Në dhjetor 2016, aktivet me jo rezidentët përbëjnë 27% të totalit të aktiveve, ndërsa detyrimet përbëjnë 6% të tyre. Si rrjedhojë, pozicioni neto kreditor është zgjeruar me rreth 11% në terma gjashtëmujorë dhe rreth 19% në terma vjetorë, duke arritur në nivelin 293 miliardë lekë.
Ekspertët e bankës sqarojnë se në maj të vitit 2013, Banka e Shqipërisë ndërmori disa masa për të zbutur tendencën e kreditimit jashtë vendit, që dha efekte. Megjithatë, në gjysmën e dytë të vitit 2016, rritja e shpejtë e burimeve të financimit në valutë dhe ulja e efektit penalizues të këtyre masave është reflektuar në zgjerimin e aktiveve me jo rezidentët me rreth 15.6% me terma vjetorë, në mungesë të alternativave të mjaftueshme të investimit në vend.
Kredia e dhënë për subjektet jashtë vendit ka arritur në 67 miliardë lekë, ose rreth 500 milionë euro. Ekspertët e bankës pohojnë se nuk ka kufizime sasiore për këtë lloj kredie, ndërsa ajo ponderohet me një normë më të lartë rreziku.
Vlerësimi i rreziqeve që i kanosen sistemit
Rreziku nga ekonomia e brendshme vijon të jetë i lartë, sipas matricës së publikuar nga Banka e Shqipërisë.
Nga ana tjetër, bankat mëmë mund të kenë reduktim të veprimtarisë në rajon dhe kjo tendencë duhet vlerësuar, theksuan ekspertët e Bankës së Shqipërisë.
Rreziku i kreditit u ul përgjatë periudhës, ndonëse mbeti pranë nivelit të një viti më parë, kreditë me probleme u ulën në 18.3%, mbulimi i kredive me probleme me provigjione dhe kapital u përmirësua, koletarizimi i kredive është i qëndrueshëm, si dhe shpërndarja sipas monedhës, sektorëve dhe bankave është më e mirë.
Në uljen e kredive me probleme kanë ndikuar proceset e mbledhjes, ristrukturimit dhe largimit të tyre nga bilancet
BSH thekson se zhvillimet janë pozitive dhe inkurajuese, por procesi i uljes së kredive me probleme përmban pasiguri. Bankat munden të ruajnë fokusin në këtë proces.
Rreziku i likuiditetit vlerësohet i ulët nga Banka e Shqipërisë. Kjo për shkak të vlerës së ulët të raportit Kredi/Depozita, vijimi i rritjes së depozitave, prania e lartë e aktiveve likuide dhe rezultatet e ushtrimit të provës së rezistencës.
Sipas monedhave, rreziku i likuiditetit në valutë është më i lartë se ai në lek, ndaj kjo duhet të reflektohet në rritjen e kërkesës minimale për aktive likuide në valutë (de-euroizim).
Sektori bankar është i ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut të tregut, si luhatjet e kursit të këmbimit dhe ndryshimet e normave të interesit.
Duhet të ulet përdorimi i euros
Për kursin e këmbimit, prania ende e lartë e kredive (të pambrojtura) në valutë, dhe mundësia e rifillimit të rritjes së tyre pas rritjes së depozitave në valutë, do të kishte ndikim negativ mbi stabilitetin financiar dhe politikën monetare.
BSH thekson se edhe në këtë rast është mirë që të synohet ulja e nivelit të euroizimit, procesi është kompleks dhe sfidues, ndaj qasja duhet të jetë strategjike dhe afatgjatë. BSH do të kërkojë bashkëpunimin me autoritete të tjera në vend.
Për rrezikun e normës së interesit, ndikimi i drejtpërdrejtë është i paanshëm përmes hendekut të AP-PR (hendeku në rënie, por negativ), dhe rivlerësimeve, ndikimi i tërthortë (i rritjes së normës së interesit) tek aftësia paguese e kredimarrësve. BSH thekson se ky rrezik duhet vlerësuar rregullisht nga bankat
Sistemet e bankave për rrezikun operacional kanë nevojë të përmirësohen, rekomandon institucioni monetar qendror.
Indekset e rreziqeve sistematike nuk tregojnë rritje të rreziqeve të stabilitetit financiar gjatë periudhës
Bankat mund të kenë nevojë për kapital shtesë
Lidhur me rezistencën e sektorit bankar, nivelet e kapitalizimit dhe të likuiditetit janë të mira. Kapacitetet absorbuese janë të plota në kushte normale, rezistenca është e mirë ndaj goditjeve ekstreme, banka të veçanta paraqesin nevojën për rritje të kapitalit në skenarët më ekstremë
Sistemi bankar paraqitet i mirëkapitalizuar dhe ushtrimi i provës së rezistencës tregon se skenari bazë mund të përballohet. Megjithatë, për lëvizje ekstreme, banka të veçanta kanë nevojë për shtim kapitali, pohuan ekspertët e bankës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ne Shqiperi nuk ka politike ekonomike. Edi Rama nuk ka idene se çdo te thote politike ekonomike. Njerezit qe e rrethojne dhe te vetequajturit keshilltare qe e ‘shkallojne’, me fal qe e keshillojne, ngaterrojne investimet me konçensionet, ndertimet me kredi me te ardhurat e doganes, et,. Shume nga ata qe merrnin vesh iken, nga presionet e ministrave injorant, pa kurrfare dije ekonomike por me ‘aftesi partie dhe besnikerie’ perkundrejt udheqesit tone te dashur, qe po na çon drejt Europes me Vetingun ne goje perdite, me keq se batuta e filmit ; « Kur isha ne Dardanele » ! ! Tre… Read more »
Eshte viti 2017 dhe ne Shqiperi 100% e financimit te bizneseve dhe korporatave vjen nga sistemi bankar. Ministria e Financave, Banka e Shqiperise duhet te marrin nje rol me aktiv ne ndergjegjesimin e biznesit se ka alternativa te tjera financimi. Per mendimin tim keto autoritete shteterore duhet te marrin iniciativen per te vendosur strukturat dhe platformat e nevojshme per ngritjen e tregjeve kapitale te borxhit dhe te aksioneve. Ne mjedisin e sotem te normave te uleta te interesit do kishte mjaftueshem kerkese nga investitoret institucionale si fondet e investimit, kompanite e sigurimit dhe bankat, por edhe investitoret individuale, per ti… Read more »