Me transferimin e Paco Alcacer te klubi gjerman Borussia Dortmund – për 23 milionë euro plus 5 bonuse, mbyllet merkatoja e verës për Barcelonën.
Një merkato që për katalanasit dhuron një të dhënë interesante.
Siç bën të ditur “Mundo Deportivo”, bilanci mes blerjeve dhe shitjeve, në fakt, përveçse është pozitiv, është dhe më i miri i shekullit.
Merkato Barcelona, bilanci më i mirë i fundit, në 1999/2000
Hera e fundit që klubi kishte regjistruar një bilanc pozitiv ishte në verën e vitit 1999, kur klubi e mbylli merkaton me bilanc +14,6 milionë euro, duke marrë në konsideratë blerjet dhe shitjet. Në vitin 1999, Barça bëri një investim të madh me Sonny Anderson dhe Giovanni (19 dhe 12 milionë euro në këmbim), plus dy shitje të vogla, Roger (2,7 mln) dhe Celades (1,7 mln). Po ashtu nënshkroi për 22 milionë (Dani, Litmanen, Simao e Déhu) , me një përfitim ekonomik prej 14,6 milionë eurosh.
Sot, me hamendësimin se Guangzhou Evergrande do të paguajë në muajin janar 50 milionë euro për transferimin me opsion për blerje të detyrueshme për Paulinho, shuma që Barça ka paguar për transfertat dhe shpërblimet e paguara (për André Gomes dhe Paco Alcácer) është 137,7 milionë, ndërsa investimi për transferimin është 131,9 milionë, për një bilanc pozitiv prej +5,8 milionë eurosh.
Nga viti 2000, vetëm dy sezone me bilanc pozitiv
Duke filluar nga sezoni 1999/2000 numërohen vetëm dy sezone me bilance pozitive: 2002/2003 dhe 2005/2006. Në veçanti, në këtë sezon të fundit, Barça fitoi La Liga-n dhe Champions League, pavarësisht se nuk kishte bërë asnjë shpenzim për blerje.