Barcelona po shikon drejt së ardhmes, me synimin që të përforcojë skuadrën. Duket se blaugranat ia kanë vënë sytë Antoine Griezmann.
Sulmuesi francez 26-vjeçar, i cili luan tek Atletico Madrid, u pëlqen shumë katalanasve, por deri tani nuk është bërë asnjë tratativë për ta marrë tek Barcelona, duke konsideruar edhe faktin se klauzola vlen 200 milionë euro.
Por duke filluar nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, situata mund të ndryshojë, kjo pasi në kontratë, vlera e klauzolës do të përgjysmohet, pra do të shkojë në shifrën 100 milionë euro. Kjo shifër është më e arritshme për një lojtar i cili në 4 sezone ka shënuar 86 gola me Atletico Madrid. Siç bën të ditur “Mundo Deportivo”, verën e ardhshme, Barça do të synojë të sjellë në radhët e saj sulmuesin franzez.