Pjesa më e madhe e njerëzve kanë nevojë për këshilla profesionale se si të fitojnë para, si të kursejnë dhe si t’i investojnë ato. Kur bëhet fjalë për shpenzimin e parave, njerëzit limitohen vetëm në ndjekjen e intuitës së tyre. Por kërkimet shkencore tregojnë se këto intuita shpesh janë të gabuara.
Happy Money: The Science of Happier Spending është një libër i publikuar më 6 janar të vitit 2013 nga akademikët Elizabeth Dunn dhe Michael Norton.
Dy akademikët – ajo jep psikologji në University of British Columbia; ai leksione marketingu në Harvard Business School – mbështeten mbi një sërë hulumtimesh mbi sjelljen – për të treguar se mënyrat më shpërblyese se si të shpenzoni para mund të jenë kundër–intuitive. Fantazitë i të qenët i pasur shpesh lidhen me vizione me makina të shtrenjta dhe vila luksoze në vende të izoluara. E megjithatë, kënaqësia nga këto blerje materiale përfundon shumë shpejt.
Ajo që njëherë e një kohë ishte e re dhe entuziazmuese sot është një plaçkë e vjetër. Është shumë më mirë të shpenzoni para në përvoja – thonë znj. Dunn dhe z. Norton – si për shembull në udhëtime interesante, ushqime unike, madje edhe të shkoni në kinema. Këto blerje shpesh bëhen më të çmuara me kalimin e kohës – kujtime – veçanërisht nëse në to përfshihen emocione që lidhen me të tjerë.
Duket se pjesa më e madhe e njerëzve do të ndiheshin më mirë nëse do të shkurtonin kohëzgjatjen e tyre në punë dhe të kalonin më shumë kohë me miqtë dhe familjen dhe më pak duke parë televizor. Të bësh dhurata apo të dhurosh para për bamirësi shpesh të jep më shumë kënaqësi se sa të blesh gjëra për veten.
Lexuesit e “Happy Money” janë shumë të privilegjuar, të shqetësuar rreth përmbushjes, jo të uritur. Paratë nuk janë të mjaftueshme për të blerë lumturinë, por në përgjithësi njerëzit që jetojnë në vendet më të pasura janë më të lumtur se ata në vende të varfra.
E megjithatë lidhja mes të ndierit mirë dhe shpenzimit të parave për të tjerët mund të shihet si tek njerëzit e pasur edhe ata të varfër në të gjithë botën dhe mungesa rrit dëshirën për më shumë gjëra për pjesën më të madhe të njerëzve.
Ndoshta jo të gjithë do të bien dakord me idetë e autorëve, që shkojnë nga të bërit më shumë ditë pushime deri tek reduktimi i taksave në blerjen e shtëpive (për amerikanët). Pjesa më e madhe e njerëzve në fund të këtij libri do të dalin në përfundimin se ishin para të shpenzuara mirë.
Burimi: The Economist