Prodhimi i Brendshëm Bruto në Bosnjë-Hercegovinë u rrit me 2,9% me bazë vjetore në tremujorin e tretë të 2017-s, pasi u zgjerua me një normë vjetore të barabartë në tremujorin e dytë, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 1,4% në tremujorin e tretë krahasuar me tremujorin e dytë të 2017-s.
Sipas aktiviteteve, tremujori i tretë 2017 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, rritja reale e vlerës së shtuar bruto u regjistrua në tregtinë me shumicë dhe pakicë (+9.9%), dhe në sektorin e artit, argëtimit dhe kohës së lirë (+9.2%).
Rënia në vlerën e shtuar bruto është regjistruar në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (-4,4% në terma realë) dhe në agrikulturë, pylltari dhe peshkim (-3,8%).
PBB në Bosnjë-Hercegovinë arriti në 8,7 mld marka në tremujorin e tretë, krahasuar me 7,9 mld marka në tremujorin e dytë 2017 dhe 8,2 mld miliardë marka krahasuar me tremujorin e tretë 2016.
Burimi: SeeNews