Politikëbërësit e Bankës Qendrore Evropiane parashikojnë mbajtjen e një diskutimi thelbësor në mbledhjen e tyre javën e ardhshme, që mund të përfundojë me një njoftim publik kur ata kanë ndërmend të ndërpresin blerjet e aseteve, sipas zyrtarëve të eurozonës të njohur me këtë çështje, raporton Bloomberg.
Këshilli Drejtues i Presidentit Mario Draghi ka të ngjarë të trajtojë mbledhjen e 14 qershorit në Letoni si një mundësi për të debatuar për mbylljen e blerjes së obligacioneve, thanë zyrtarët, të cilët nuk kërkuan të bëheshin publik, për shkak se çështje të tilla janë konfidenciale. Blerjet momentalisht synojnë të funksionojnë të paktën, deri në shtator.
Ndërsa disa anëtarë të këshillit e shohin seancën si një takim të ashtuquajtur live – në të cilin ekziston një shans i vërtetë për ndryshimin e politikave – është e mundur që asgjë të mos materializohet javën e ardhshme. Draghi mund të përdorë konferencën e tij për shtyp për të sinjalizuar se një njoftim do të vijë në korrik, tha një nga burimet e Bloomberg. Zëdhënësi i BQE nuk pranoi të komentojë.
Madje vetëm biseda e tillë do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në rrugën e hapjes së stimulit të pashembullt, pas muajsh në të cilën BQE u shmang formalisht për adresimin e çështjes. Në prill, Draghi i mbajti diskutimet nëKëshillin Drejtues larg rrugës së ardhshme të politikës monetare, pavarësisht nga një kërkesë e Ewald Nowotny i Austrisë për të kundërtën.
Qershori mund të jetë një mundësi kritike për bankën qendrore për të treguar besimin e saj në ekonominë e eurozonës. Ndërsa ritmi i rritjes është ngadalësuar nga niveli i lartë i dekadës së kaluar, zgjerimi mbetet i paprekur dhe inflacioni u rrit muajin e kaluar. Gjendja e tregut të bonove që goditi Italinë javën e kaluar duket se është e mbyllur tani, që do të thotë se nuk ka gjasa të ndikojë në politikën monetare.
Një vendim i qershorit gjithashtu ka përparësinë e shoqërimit me parashikime të reja ekonomike, të cilat publikohen çdo tremujor, nëse këto parashikime tregojnë se prodhimi mbetet i fuqishëm dhe rritja e çmimeve gradualisht po përshpejtohet.
Deri në korrik, pamja mund të duket më e turbullt. Inflacioni pritet të ngadalësohet pasi kostot e energjisë do bien dhe qeveria e re e Italisë ka premtuar të ndjekë një axhendë të lartë të shpenzimeve që mund ta sjellë atë në konflikt me rregullat e Bashkimit Evropian. Sakaq bonot italiane u lëkundën gjatë fjalimit të kryeministrit Giuseppe Conte në Senat të martën.