Ekzistojnë pajisje që, pavarësisht se janë shumë të thjeshta, janë të destinuara të kenë një ndikim të fortë në jetën tonë.
Një ndër to, është sigurisht Chairless Chair, një instrument fleksibël që mund ta vishni, duke e pozicionuar pas këmbëve, që i jep mundësinë çdokujt të ulet në çdo moment.
Kjo pajisje, e zhvilluar nga noonee AG, një kompani zvicerane, i ngjan shumë një lloj ekzoskeleti, një nga ato aparatura që përdoren në fushën e mjekësisë (dhe në atë ushtarake) për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë më këmbë.
Chairless Chair, nis nga shpina dhe arrin deri te këmbët. Zemra e kësaj pajisjeje përfaqësohet nga dy këmbë mekanike, të cilat, kur është e nevojshme përkulen, duke marrë funksionin tipik të një karrige.
Karakteristika
Chairless Chair (nëse e përkthejmë do të thotë një karrige pa karrige) përbëhet nga dy këmbë, të cilat janë realizuar nga një polimer i veçantë, pesha totale e të cilave është 3,5 kg. Një peshë e papërfillshme po të mendojnë peshën që mund të mbajnë. Në këtë pajisje mund të ulet një njeri i cili peshon deri në 200 kg. Përveç dy suporteve mekanike, Chairless Chair përfshin edhe një si tip rripi, që shërben për ta lidhur pajisjen në bel dhe pas në shpinë.
Siç shihet, për të përdorur këtë pajisje të kompanisë noonee AG, mjaft të shtypësh një buton dhe të përkulesh, sikur të jeni duke u ulur në një karrige. Sipas kompanisë zvicerane, kjo pajisje është projektuar veçanërisht për botën e punës. Veçanërisht për ata që janë të detyruar të qëndrojnë për një kohë të gjatë në këmbë.
Kjo pajisje mund të jetë e dobishme për shumë kompani, të cilat kanë si synim të rrisin produktivitetin e punonjësve. Në fakt nuk mungojnë shoqëritë e interesuara për këtë produkt të noonee AG.