Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, njofton se pas dëborës së ditëve të fundit dhe temperaturave të ulëta, dëmet në sektorin e bujqësisë kanë qenë të pranishme në disa zona. Më rendë të dëmtuara raportohen kulturat e mbjella me luleshtrydhe në qarkun e Fierit. Dëmet e raportuara në Ministrinë e Bujqësisë nga Drejtoritë në rrethe janë si më poshtë:
Fier
Në Njësinë Administrative Frakull, në 52 ha të mbjella me luleshtrydhe ka dëmtime të konsiderueshme prodhimi (te frutave të pa vjela, squllosje të frutit, dëmtim dhe abortim të lulerisë). Në gjithë sipërfaqen e mbjellë në sera me këtë kulturë, deri tani nuk ka dëmtim të bimëve por vetëm të prodhimit të gatshëm. Po kështu në kemi dëmtime të prodhimit të pa vjelë të domates në sera në 3 ha ose rreth 1000 kv.
Në Njësinë Administrative Cakran, në 3 ha të mbjella me luleshtrydhe, ka dëmtime të konsiderueshme prodhimit të pa vjelë dhe të lulërive. Kemi dëmtim të prodhimit të pa vjelë të domates në sera në 0.2 ha ose 200 kv.
Në Njësinë Administrative Zharrëz ka dëmtime të fidanëve të domates të mbjellë në sera në ditët e fundit të muajit dhjetor 2016 në 10 fermerë, të fshatrave Zharrëz dhe Fshat i Ri në sipërfaqen prej rreth 3 ha. Raportohet edhe për prekje dhe tronditje të rreth 2000 rrënjë agrume, për dëmtimin e të cilat do të gjykohet me vone.
Në Njësinë Administrative Strum, ka dëmtime të fidanëve të domates të mbjelle në sera në 20 fermerë të fshatrave Suku 1, Suku 2 dhe Arapaj, në sipërfaqen prej rreth 4.5 ha dhe dëmtim të prodhimit të pa vjelë në 2 ha domate ose rreth 400 kv.
Në Njësinë Administrative Portez ka dëmtime të prodhimit të domates të pa vjelë në sera në 2 ha ose rreth 1000 kv.
Në Njësinë Administrative Libofshe ka dëmtime të prodhimit të domates të pa vjelë në sera në 1.22 ha ose rreth 650 kv në 5 fermerë, si dhe dëmtim të fidanit të domates se porsa mbjelle në 0.1 ha. Demet janë në fshatrat Daullas, Rreth Libofshe, Vanaj, Metaj dhe Libofshe. Raportohet edhe për prekje dhe tronditje të 1.3 ha ose rreth 700 rrënjëve agrume, për dëmtimin e të cilat do të gjykohet me vone.
Në Njësinë Administrative Dermenas në fshatin Muçaj ka dëmtime të prodhimit të luleshtrydhes të pa vjelë në sera në 0.8 ha, nga të cilat në 0.33 ha ka prodhim të prodhimit të gatshëm , ndërsa në pjesën tjetër të sipërfaqes mbjellja është me e vone.
Ne Bashkine Roskovec është dëmtuar të 1 fermer prodhimi në 0.44 ha me luleshtrydhe në Roskovec dhe 0.2 ha me luleshtrydhe në fshatin Luar në 1 fermer.
Janë dëmtuar gjithashtu fidanët e domates të mbjelle në 2 fermerë në Roskovec për sipërfaqen 1.1 ha dhe në fshatin Kuman dëmtuar prodhimi i pa vjele i domates në 0.3 ha sera ose 200 kv.
Në Njësinë Administrative Qendër në fshatin Daullas janë dëmtuar 1.3 ha me sera në 2 fermerë , nga të cilat 0.3 ha me dëmtim të fidanit të porsa mbjelle dhe 1 ha me prodhim të pa vjele ose rreth 500 kv domate. në fshatin Drize të 1 fermerë janë dëmtuar fidanët e porsa mbjelle në 0.2 ha me domate. në fshatin Zhupan ka dëmtime të prodhimit të domates se pa mbjelle në 10 fermerë në sipërfaqen 1.5 ha dhe prodhim rreth 400 kv sepse prodhimi ka qene afer fundit të vjeljes.
Në Njësinë Administrative Levan janë demtuar në fshatin Levan fidanet e domates se mbjelle në 0.5 ha sera, në fshatin Ferras 0.25 ha me domate nga të cilat 0.14 ha me fidane të mbjelle dhe 0.11 me prodhim rreth 100 kv. në fshatin PishePoro në 2 fermere është demtuar prodhimi 0.45 ha me luleshtrydhe.
Në Njësinë Administrative Mbrostar ka dëmtime të fidanëve të domates të mbjelle në sera në 5 fermerë në sipërfaqen prej rreth 1.5 ha dhe dëmtim të prodhimit të pa vjele në 6 ha domate ose rreth 3000 kv . Raportohet edhe për prekje dhe tronditje të 9 ha ose rreth 5000 rrënjëve agrume (portokall, limona dhe mandarina), për dëmtimin e të cilat do të gjykohet me vone.
Në Bashkinë Patos është dëmtuar në 1 fermer prodhimi në 0.3 ha me luleshtrydhe.
Në Bashkinë Fier është dëmtuar në 1 fermer prodhimi i domates se pa vjele në 0.3 ha me domate ose me rreth 300 kv.
Ne Njesine Administrative Hekal (rrethi Mallakaster) është dëmtuar prodhimi i pa vjele i domates në 0.5 ha në sera ose 350 kv, në 1 fermer.
Gjithsej nga evidentimi dhe raportimi i ekstensionisteve të zonave është dëmtuara:
- Ne luleshtrydhe në sera siperfaqja prej 56.72 ha, kryesisht të prodhimit të gatshëm dhe të lulerise.
- Prodhimi i pa vjele i domates në serat e mbjella si kulture e dyte në 18.13 ha ose rreth 8200 kv , ku kemi sipërfaqe qe janë në fillim të vjeljes dhe deri në perfundim të saj.
- Dëmtim të fidanit të mbjelle në sera në ditet e fundit të dhjetorit 2016 në siperfaqen prej 11.34 ha me domate.
- Ne agrume të evidentuara deri me tani kanë pësuar tronditje ose tharje në rreth 20-30 % të kurorës se bimëve rreth 10 ha ose 7000 rrënjë.
Berat
Njësia Administrative Kutalli, Bashkia Ure Vajgurore – 38 ha domate
Njësia Administrative Poshnje, Bashkia Ure Vajgurore – 18 ha domate, 6 ha speca, 1.6 ha trangull
Njësia Administrative Otllak, Bashkia Berat – 2 ha domate
Njësia Administrative Kozare, Bashkia Kuçovë – 10 ha domate
Njësia Administrative Perondi, Bashkia Kuçovë – 4 ha domate
Serra në prodhim:
Njësia Administrative Kutalli, Bashkia Ure Vajgurore – 2 ha domate
Njësia Administrative Kozare, Bashkia Kucove – 1 ha domate
Durrës
Bashkia Durrës
Dëmtime të vogla në agrume
Bashkia Shijak
Dëmtime të vogla në Agrume
Bashkia Krujë
Dëme ka kryesisht nëpër sera, përkatësisht në Njësitë Administrative si më poshtë:
– Thumanë, serë 300 m2 sallatë, 300 m2, spinaq.
– F/Krujë, në serat e Agro–Investit, 3 dynymë lakër dhe brokoli, 2 dynymë sallatë.
Janë demtuar gjithashtu fidanet e domates të mbjelle në 2 fermerë në Roskovec për sipërfaqen 1.1 ha dhe në fshatin Kuman dëmtuar prodhimi i pa vjele i domates në 0.3 ha sera ose 200 kv.
Në Njësinë Administrative Qendër në fshatin Daullas janë dëmtuar 1.3 ha me sera në 2 fermerë , nga të cilat 0.3 ha me dëmtim të fidanit të porsa mbjelle dhe 1 ha me prodhim të pa vjele ose rreth 500 kv domate. në fshatin Drize të 1 fermere janë demtuar fidanet e porsa mbjelle në 0.2 ha me domate. në fshatin Zhupan ka dëmtime të prodhimit të domates se pa mbjelle në 10 fermere në sipaerfaqen 1.5 ha dhe prodhim rreth 400 kv sepse prodhimi ka qene afer fundit të vjeljes.
Ne Njesine Administrative Levan janë demtuar në fshatin Levan fidanet e domates se mbjelle në 0.5 ha sera, në fshatin Ferras 0.25 ha me domate nga të cilat 0.14 ha me fidane të mbjelle dhe 0.11 me prodhim rreth 100 kv. në fshatin PishePoro në 2 fermere është demtuar prodhimi 0.45 ha me luleshtrydhe.
Ne Njesine Administrative Mbrostar ka dëmtime të fidaneve të domates të mbjelle në sera në 5 fermere në siperfaqen prej rreth 1.5 ha dhe demtim të prodhimit të pa vjele në 6 ha domate ose rreth 3000 kv . Raportohet edhe per prekje dhe tronditje të 9 ha ose rreth 5000 rrenjeve agrume (portokalle, limona dhe manderina), per demtimin e të cilat do të gjykohet me vone.
Ne Bashkine Patos është demtuar në 1 fermer prodhimi në 0.3 ha me luleshtrydhe.
Ne Bashkine Fier është demtuar në 1 fermer prodhimi i domates se pa vjele në 0.3 ha me domate ose me rreth 300 kv.
Në Njësinë Administrative Hekal (rrethi Mallakaster) është dëmtuar prodhimi i pa vjele i domates në 0.5 ha në sera ose 350 kv, në 1 fermer.
Gjithsej nga evidentimi dhe raportimi i ekstensionisteve të zonave është dëmtuar:
- Ne luleshtrydhe në sera sipërfaqja prej 56.72 ha, kryesisht të prodhimit të gatshëm dhe të lulerise.
- Prodhimi i pa vjele i domates në serat e mbjella si kulture e dyte në 18.13 ha ose rreth 8200 kv , ku kemi sipërfaqe qe janë në fillim të vjeljes dhe deri në përfundim të saj.
- Dëmtim të fidanit të mbjelle në sera në ditët e fundit të dhjetorit 2016 në sipërfaqen prej 11.34 ha me domate.
- Ne agrume të evidentuara deri me tani kane pësuar tronditje ose tharje në rreth 20-30 % të kurorës se bimëve rreth 10 ha ose 7000 rrënje.
Lushnjë
Dëmtime ka pasur edhe në rrethin e Lushnjës, konkretisht në fshatrat Gradisht, Allkaj, Bubillimë, Hyzgjokaj, Dushk dhe Lushnjë qytet, në një total prej 13 hektarë me domate, 1 ha me speca, 1.5 ha me trangull.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.