Omni FaceShot bëjnë bashkë stilin, prakticitetin dhe teknologjinë
Me syzet FaceShot ju mund të regjistroni video duke pasur duart të lira. Por ka diçka që duhet të merrni në konsideratë: njerëzve nuk u pëlqen që të regjistrohen po dijeninë e tyre. Kështu Omni Wearables ka vendosur të bëjë gjithçka “nën dritën e diellit”.
Është e pamundur të mos kuptohet kur ju jeni duke regjistruar pasi fotokamera hapet kur është në përdorim.
Syzet FaceShot janë shumë të lehta në përdorim. Kamera hapet automatikisht kur rrotullohet përpara dhe fiket automatikisht kur futet në bishtin e syzeve. Kamera rrotullohet për të regjistruar sipër dhe poshtë POV (Point of View), pa pasur nevojën e përdorimit të aksesorëve të tjerë.
Ajo ka rezolucion 1080p dhe 30fps. Syzet kanë vetëm një buton, nëpërmjet të cilit ju mund të ndryshoni rezolucionin (nga 720 piksel në 1080 piksel, nga 30 fps në 60 fps.)
Video ruhet në kartën microSD 32 GB të integruar tek syzet. Omni Wearables – prodhuesi i FaceShot – pretendon se me një karikim të baterisë nëpërmjet USB-së, ju garanton të paktën 1,5 orë regjistrim. Syzet janë rezistente ndaj ujit.
Falë këtyre syzeve nuk është e nevojshme të keni një aparat fotografik me vete.
Mbrojnë sytë nga rrezet e dëmshme
Në varësi të asaj çfarë doni të regjistroni, fotokamera mund të drejtohet lart ose poshtë me 15 gradë. Po ashtu ka një mikrofon për regjistrimin e zërit. Syzet, ndër të tjera, bllokojnë 99-100 për qind rrezet UV-A dhe UV-B.
Nëse dëshironi të blini këto syze, për momentin janë objekt i një fushate në platformën KickStarter. Ato kushtojnë 199 dollarë, por çmimi i tyre mund të rritet në fund të saj në 299 dollarë.