Tajlanda ka urdhëruar mbylljen e gjirit Maya, aty ku edhe u xhirua pjesa më e madhe e filmit “Plazhi (The Beach) ku një prej aktorëve protagonist ka qenë Leonardo Di Caprio, në mënyrë që të parandalojë prishjen e mjedisit.
- Menjëherë pas publikimit të filmit “Plazhi (The Beach)”, gjiri Maya në Tajlandë vizitohet nga rreth 5,000 turistë në ditë.
- Por ky numër shumë i madh turistësh është njëkohësisht edhe një nga kërcënimet më të mëdha të kësaj zone.
- Prandaj autoritetet tailandeze kanë urdhëruar mbylljen e këtij gjiri 4 muaj për çdo vit.
Gjiri Maya në ishullin Phi Phi Leh në detin Andaman, do të qëndrojë i mbyllur katër muaj çdo vit, duke filluar nga muaji qershor. Një lëvizje e tillë u mor në kuadër të ruajtjes së botës nënujore, e cila rrezikohej nga ky numër i lartë turistësh.
Shumë parqe kombëtare detare në Tajlandë do të qëndrojnë të mbyllura nga mesi i muajit maj deri në mesin e tetorit. Por që nga 1999, vit edhe kur doli filmi i famshëm, “The Beach” ku lunate Leonardo Di Caprio, kërkesa e turistëve për të shkuar dhe për të vizituar këtë plazh ka qenë e madhe. Në këtë plazh shkojnë për ditë rreth 200 varka, ndërsa numri i turistëve që e vizitojnë në ditë shkon në 5,000.
Studimet e fundit të kryera nga një ekip i udhëhequr nga biologë shumë të famshëm gjetën që një pjesë e madhe e shkëmbinjve koralorë në këtë zone janë dëmtuar dhe bota nënnujorë thuajse është zhdukur. Thon Thamrongawasawat, një biolog i shquar dhe anëtar i komitetit kombëtar të strategjisë së Tajlandës për zhvillimin e mjedisit tha se: “Bota nënujore i ngjan një kantieri ndërtimi ku punimet kanë filluar prej kohesh por nuk kanë përfudnuar ende”. Prandaj, kjo periudhë mbylljeje 4-mujore është e rëndësishme për rehabilitimin e të gjithë botës nënujore të këtij gjiri, edhe pse si unë ka shumë të tjerë që janë skeptikë që një lëvizje e tillë do të ketë ende rezultat, sepse është tepër vonë dhe dëmi është i madh”, tha ai më tej.
Kur Gjiri Maya Bay rihapet, departamenti do të caktojë një kufi ditor prej 2,000 turistësh, ndërsa anijet nuk do të lejohen më të ankorohen atje por do të vendosen në anën e kundërt të ishullit, ndërsa ardhja e vizitorëve do të mundësohet nga ndërtimi i moleve lundruese.
Z. Thon tha më tej duke thënë se kjo do të ishte një mënyrë e mirë për të filluar menaxhimin e destinacioneve tona turistike, duke u përmirësuar vit pas viti. Qëllimi nuk duhet të jetë vetëm rritja e numrit të turistëve, por mbi të gjitha pasja e një turizmi të qëndrueshëm, në mënyrë që të përfitojnë edhe vendasit. Më shumë se 35 milionë turistë e vizituan Tajlandën vitin e kaluar, krahasuar me rreth 10 milionë në vitin 2000, menjëherë pasi doli filmi “The Beach”.
Edhe në të kalaurën autoritetet tajlandeze kanë mbyllur ishuj të caktuar si pasojë e flukseve të mëdha të turistëve, si Koh Yoong pjesë e zinxhirit të ishujve Phi Phi dhe Koh Tachai në Parkun Kombëtar të ishujve në Similan.
Z. Thon u shpreh se ëndrra e tij është që Gjiri Maya të rikthehet ashtu siç ka qenë. Ai ka 30 vite që punon në këtë zonë dhe tha se nuk ka parë asgjëkundi një mrekulli të tillë të botës nënujore si ajo e Gjirit Maya, të cilën ai e cilëson si një “Parajsë të vërtetë nënujore”.