Ditën e enjte dt. 14 Qershor Crédit Agricole SA njoftoi firmosjen e një kontrate për blerjen e Bankës Emporiki Shqipëri nga zotëruesi i tij Grupi Emporiki Greqi. Ky proces është subjekt miratimi nga ana e Bankës Qendrore të Shqipërisë.
Akti në fjalë është hapi i fundit i një procesi që ka filluar të zhvillohet që në vitin 2009, në kuadër të përforcimit të lidhjeve mes Crédit Agricole S.A dhe filialeve të Grupit Emporiki. Gjatë tre viteve të fundit dhe si rezultat i integrimit të saj progresiv në Crédit Agricole SA Group, Banka Emporiki Shqipëri ka adoptuar procedurat e riskut dhe compliance të grupit, standardet e menaxhimit të tij, sistemet bankare, ashtu sikurse një referencë të qartë kundrejt brandit të Grupit Crédit Agricole.
Ky transaksion brenda grupit që forcon lidhjen aktuale mes Bankës Emporiki Shqipëri dhe Crédit Agricole është plotësisht transparent për klientët e tij, duke qenë se Banka Emporiki Shqipëri tashmë përfiton nga burimet financiare të Grupit Crédit Agricole.
Pas përfundimit të kësaj procedure Banka Emporiki Shqipëri do të adoptojë emrin e Crédit Agricole, markën si dhe logon e grupit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Adtresa e deges tuaj ne Tirane Flm!