Dëgjojmë shpesh të flitet për Inteligjencë Artificiale dhe për Machine Learning, dy terma që kanë si emërues të përbashkët revolucionet e fundit në fushën e teknologjisë. Por çfarë është Inteligjenca Artificiale dhe cili është ndryshimi i saj nga Machine Learning?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet t’i përshkruajmë të dy teknologjitë të ndara. Së pari, duhet të theksojmë se, edhe pse lidhen ngushtë me njëra-tjetrën, Inteligjenca Artificiale dhe Machine Learning nuk janë e njëjta gjë.
Do të ishte më e saktë që t’i përshkruanim si dy anë të së njëjtës medalje.
Inteligjenca Artificiale është shkenca që prej vitesh synon të zhvillojë pajisjet në gjendje që të marrin vendime në autonomi të përsosur.
Mendimi shkon menjëherë tek robotët. Machine Learning (zhvillimi i inteligjencës artificiale të pajisjeve) është algoritmi që e bën kompjuterin edhe më inteligjent.
Inteligjenca Artificiale
Nuk e keni kuptuar ende? Disa shembuj më konkretë do t’ju ndihmonin që të kuptonit më mirë dy konceptet. Inteligjencën Artificiale mund ta përkufizojmë si shkencën që zhvillon arkitekturën e nevojshme në mënyrë që pajisjet të punojnë si truri njerëzor.
A keni dëgjuar të flitet për rrjeta nervore? Bëhet fjalë për një sistem informatik që synon të simulojë rrjetet nervore biologjike. Qëllimi final i Inteligjencës Artificiale është të krijojë kompjuterë me arsyetime të ngjashme (në mos të njëjtë) me njeriun.
“Machine Learning”
Machine Learning është algoritmi falë të cilit pajisjet inteligjente përmirësohen me kalimin e kohës, pikërisht siç ndodh me trurin njerëzor. Pa Machine Learning nuk do të ishte e mundur të vihej “në punë” Inteligjenca Artificiale.
Le të japim një shembull: Makinat me vetëdrejtim mbështeten si mbi Inteligjencën Artificiale si tek Machine Learning. Falë Machine Learning, makina mund të kujtojë rrugën e përshkuar dhe të shmangë pengesat e hasura më parë. Me fjalë të tjera, falë Machine Learning, kompjuterët e pajisur me Inteligjencë Artificiale, mësojnë.