Qeveria e re e Italisë do të ndërmarrë shkurtime të taksave dhe një të ardhur themelore universale në buxhetin e saj të parë, për t’i treguar tregjeve financiare që koalicioni nuk ka hequr dorë nga axhenda e premtuar, ka bërë me dije Ministri i Financave Giovanni Tria.
Programi gjithëpërfshirës ekonomik synon t’u provojë investitorëve se administrata populiste është serioze në lidhje me misionin e saj, edhe pse pas krijimit të saj fillimisht tronditi tregjet e obligacioneve italiane. Të ardhurat bazë për të varfërit është një masë e mbështetur fuqimisht nga Lëvizja Pesë Yje, ndërsa qeverisja e partnerit të koalicionit, Lidhja, u premtoi votuesve një zvogëlim të tyre.
Të dy masat “duhet të shkojnë krah për krah, pasi ato janë të nevojshme për të ndryshuar sistemin dhe për të mbështetur rritjen ekonomike”, tha Tria, 69 vjeç, në Romë, në një intervistë për Bloomberg, e para intervistë ndërkombëtare e dhënë që kur u betua më 1 qershor.
“Rritja më e madhe ekonomike duhet të vijë nga zbatimi gradual i programit qeveritar”, tha kreu i financës italiane dhe ish-profesor i ekonomisë. “Një rrugë e tillë do të kërkojë që ne të veprojmë në përbërjen e të dy të ardhurave tatimore dhe të shpenzimeve – mosndërhyrja jonë nuk do të jetë në lidhje me nivelin e deficitit, por më tepër për përzierjen e politikës që do të ndiqet në këtë drejtim”.
Planet Fiskale
I pyetur për kërcënimin e një uljeje të vlerësimit për shkak të planeve fiskale, ministri Tria tha se numrat dhe simulimet e tij në dispozicion në nivel ndërkombëtar tregojnë se “nuk do të ishte e justifikueshme”. Ai gjithashtu tha se ka ardhur koha për një marrëveshje në nivel Europian për përjashtimin e disa investimeve nga llogaritja e deficitit, duke lejuar hapësirë të mëtejshme buxhetore.
Që kur u betua në muajin e kaluar, koalicioni populist i Italisë i udhëhequr nga Matteo Salvini i Lidhjes dhe Luigi Di Maio i Pesë Yjeve, ka qenë duke u angazhuar me liderët evropianë mbi çështjet që shkojnë nga migrimi, drejt të ardhmes së Bashkimit Evropian. Ndërsa kreu i financave Tria konfirmoi qëllimin e qeverisë së tij për të qëndruar solid brenda zonës së euros, ai tha se ka shumë “ngërçe brenda bashkimit monetar” të cilat duhet të adresohen.
“Askush nuk dëshiron të lërë euro, por nëse nuk e rregullojmë atë, gjërat rrezikohen të keqësohen”, tha ai.
Reduktimi i Deficitit
“Një ngadalësim i mundshëm i rritjes ekonomike në Itali dhe në pjesën tjetër të Evropës mund të çojë qeverinë në zvogëlimin e ritmit të uljes së deficitit buxhetor, i cili do të lejojë më shumë financim të shpenzimeve kapitale, ndërkohë që përparon me reduktimin e borxhit, në raport me PBB-në”-, tha Tria.
Duke përsëritur se qeveria nuk do të tejkalojë në planifikimin buxhetor këtë vit, Tria tha se viti 2018 mund të përfundojë brenda parashikimeve të deficitit dhe borxhit të përcaktuar nga administrata e mëparshme. Kjo do të thotë një deficit prej 1.6 për qind të PBB-së dhe një raport borxhi prej 130.8 për qind.
“Ne synojmë të mos përkeqësojmë situatën tonë të buxhetit strukturor, ndoshta për ta përmirësuar atë, gjë që nënkupton qartë një kufi për deficitin publik”, tha ministri Tria, duke folur në zyrën e tij në Romë.
“Defiçiti i vitit të ardhshëm mund të jetë më i lartë sesa objektivi prej 0.9 për qind i caktuar nga qeveria e mëparshme,” tha ai.