Italianët i “kanë qejf” bastet online, dhe dy prej lojërave të cilat monopolizuan tregun e basteve në 2016-n, kazinotë dhe bastet sportive patën një rritje me 25% duke tejkaluar kufirin prej 1 miliard eurosh të të ardhurave për 2016-n. Sipas shifrave të Mbikëqyrësit të Lojërave Online, lojërat e kazinove në veçanti shënuan 439 milionë euro të ardhura, apo 43% të tregut, ndërkohë që bastet sportive arritën 350 milionë lekë të ardhura, apo 31% të tregut.
Gjithsesi, tryezat e pokerit vazhdojnë të humbasin lojtarë, të ardhurat e tyre në 2016-n shënuan 133 milionë euro, 10% më pak krahasuar me një vit më parë. Pokeri ishte loja numër një në 2012-n, duke zotëruar gati gjysmën e tregut të lojërave të fatit. Pjesa e mbetur e tregut (100 milionë euro) konsistonte në format e tjera të lojërave të fatit online, nga lojërat që kërkojnë aftësi deri te bingo. Kjo kategori njohu një rritje prej 20% vitin e shkuar. Për herë të parë, dinamika e rritjes së tregut të lojërave të fatit online ka tejkaluar tregun e argëtimeve dhe të showbiz-it, duke bërë që Italia të jetë tregu i dytë më i madh në Europë për sa i përket lojërave online (pas Mbretërisë së Bashkuar).