Monedha vendase, leku stabilizoi vlerat e këmbimit këtë javë pas një nënçmimi të shpejtë kryesisht ndaj dollarit, që nisi që në fillim muajit.
Përmirësim i vlerave u shënua me dy valutat kryesore, euron dhe dollarin. Një dollar u këmbye sot me 123.5 lekë nga 124.48 lekë. Gjithsesi dollari vijon të jetë i mbiçmuar ndaj lekut.
Një euro u këmbye 139.7 lekë nga 139.6 lekë që ishte në fillim të javës, duke shënuar nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit.
Ekspertët e këmbimeve valutore shpjegojnë se, ka dy arsye këtë javë që e favorizuan lekun. Vendimi i BQE për blerjen masive të obligacioneve ka stepur agjentet dhe përdoruesit e lekut në vendin tonë për të blerë euro. Në pritje të sigurive më të larta për valutën evropiane, blerja e euros me lekë është frenuar këtë javë.
Leku ka përmirësuar vlerat e këmbimit edhe për shkak të konjukturës ndërkombëtare. Por sipas specialistëve këto faktorë janë të përkohshëm dhe se, vlera e lekut në vijim do të mbështet nga faktorë të brendshëm.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.