Eksportuesit britanikë po pësojnë goditje nga plogështia e zonës së euros, duke bërë që konsumatorët të reagojnë edhe më fort pas zgjerimit.
Familjet rritën shpenzimet në dyqane në ritmin më të shpejtë në më shumë se një dekadë në tremujorin e katërt, dhe të dhënat e së martës do të tregojnë se sa shumë kjo e kontrolloi ndikimin e kërkesës së dobët të jashtme. Ekonomistët parashikojmë një rritje prej 0.6 për qind në tre muajt, më pak se 0.7 për qind në tremujorin e tretë.
Ndërsa afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme në më pak se katër muaj ka të ngjarë të ndikojë mbi besimin, stimuj të mëtejshëm mund të përmbysin trendin e ‘qetësisë’. Banka Qendrore Evropiane do të pompojë 1.3 trilion dollarë në ekonominë e partnerit tregtare më të madh të Britanisë, ndërsa rënia e çmimeve të naftës dhe forcimi i rritjes së pagave po i mundësojnë britanikëve fuqinë blerëse që i ka munguar për vite me rradhë.