Gjatë vitit që lamë pas në kategorinë buxhetore si shpenzime për furnizim janë shpenzuar 189 milionë euro, e ndërsa për punë janë shpenzuar rreth 35 milionë euro më pakë.
Në raportin vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik shihet se në dallim nga viti i mëparshëm në vitin 2015 janë rritur shpenzimet në kategorinë buxhetore për furnizim, ndërkaq kanë rënë shpenzimet në kategorinë buxhetore për punë, raporton zeri.info
Më tej në raport shihet se për shërbime gjatë vitit që lamë pas janë shpenzuar 57 milionë euro, ndërsa për konkurs të projektimit janë shpenzuar 551 mijë euro.
Gjithsejtë për prokurime gjatë vitit paraprak janë shpenzuar 401 milionë euro.
Por, në këtë shumë nuk përfshihen edhe 114 milionë euro që janë shpenzuar për ndërtim të autostradës, raporton zeri.info. /Zëri//
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.