Në Kroaci, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas Central Bureau of Statistics (CBS), në strukturat e akomodimit janë regjistruar 5.43 milionë turistë dhe 20.4 milionë net-qëndrime, shifër kjo 23% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Numri i turistëve të huaj arriti në 4.62 milionë, me 18.4 milionë net-qëndrime. Rritja për të dyja kategoritë ishte rreth 25%.
Sipas raportit të CBS, të publikuar këtë javë, pjesa më e madhe e turistëve me natë qëndrimi ishin nga Gjermania (26%), Austria (11%), Sllovenia (9%) dhe Britania e Madhe (7%).
Gjatë periudhës janar-qershor, numri i turistëve brenda vendit shënoi rritje me 11%, ndërsa ai i net-qëndrimeve me 8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në qershor të 2017-s, 2.53 milionë turistë qëndruan në struktura akomoduese, një shifër 33% më e lartë se qershori i vitit të kaluar. Numri i net-qëndrimeve arriti në 12 milionë, nga të cilat 6% u realizuan nga turistë vendas dhe 94% nga turistë të huaj. Krahasuar me qershor 2016, kjo shifër u rrit me 35%.
Pjesa e net-qëndrimeve për këtë kategori u realizua nga Gjermania (41%) dhe nga Austria (17%). Pjesa më e madhe e net-qëndrimeve gjatë qershorit ishin nga Gjermania (29%), Austria (10%) dhe Sllovenia (8%).
Në Rovinj u shënua numri më i madh i net-qëndrimeve, 613 mijë.
Burimi: Novi List