Kohet e fundit ka dalë lajmërimi për udhëtimit e parë me anije, i cili do të kalojë në të shtata kontinentet e botës.
Kompania luksoze e kroçerave, Silversea ka lajmëruar se në vitin 2020, ajo do të fillojë udhëtimin e saj 140 ditor, me ndalesa në Azi, Afrikë, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Europën, Australinë dhe në ujërat e ftohta të Antarktidës.
Çmimi për person në këtë kroçerë do të fillojë nga 49,000 paund deri në 180,000 paund për rezervimin e suitave luksoze.
Gjatë këtij udhëtimi, anija do të ankorohet në 62 porte dhe pasagjerët e saj do të kenë mundësinë për të zbritur në 32 qytete në 7 kontinente të ndryshme.
Data ekzakte e fillimi të këtij udhëtimi që për shumë konsiderohet si i mrekullueshëm dhe i pabesuaeshëm që dot ë realizohet, është 6 janari i vitit 2020 dhe ajo do të niset nga Fort Lauderdale në Florida.
Nga aty udhëtimi do të vazhdojë për në Antarktidë, ku anija do të ndalojë më 5 shkurt të vitit 2020.
Më pas ajo do të vazhdojë itinerarin e saj në Kili, Tahiti, Singapor, Mumbai, Romë, Dublin, dhe më pas në Amsterdam, ku parashikohet të arrijë më 25 maj.
Gjatë këtij udhëtimi të mrekullueshëm, mundësia për të zbritur në tokë dhe për t’i parë më nga afër qytete të ndryshme është një plus tjetër i këtij udhëtimi.
Kjo anijë do të akomodojë deri në 382 persona, dhe që tani ka filluar shitja e biletave për këtë udhëtim të mrekullueshëm.