Numri i të rinjve bullgarë të diplomuar me rezultate të shkëlqyera në universitetet më të mira të huaja, të cilët po rikthehen në Bullgari për të nisur karrierën e tyre. po rritet gjithnjë e më shumë.
Ndryshe nga shumë bullgarë të tjerë. që duan të ndjekin ëndrrën amerikane, Hristo Boyadjiev, e kuptoi shumë shpejt se Amerika, shteti ku ai kreu studimet e larta për biznes. nuk ishte vendi i duhur për të. Në 2008-n, ai u kthye në Bullgari për të filluar projekte të ndryshme të suksesshme në fushën e biznesit.
“Edhe pse unë i jam shumë mirënjohës këtij shteti për edukimin që më dha, nuk m’u desh shumë të kuptoja se mënyra sesi funksionon kjo shoqëri (shoqëria amerikane), nuk është e duhura për mua. Prandaj u ktheva në Bullgari, dhe isha shumë i prerë dhe i bindur kur e mora këtë vendim dhe nuk jam penduar as për një ditë të vetme”, u shpreh ai për BIRN.
Boyadjiev është një nga mijëra studentët e rinj bullgarë, të cilët kanë zgjedhur për të kryer studimet e tyre jashtë vendit, por pasi të diplomohen, ata fillojnë karrierën në vendin e tyre. Së bashku me gjashtë të rinj të tjerë, edhe ata kishin studiuar jashtë, u kthyen në Bullgari ku hapën një organizatë joqeveritare, qëllimi kryesor i së cilës është që të bindnin edhe të rinj të tjerë të kthehen në atdheun e tyre pas përfundimit të studimeve.
Autoritetet bullgare nuk kanë të dhëna të sakta në lidhje me numrin e personave që kanë emigruar jashtë vendit. Megjithatë sipas Petar Haralampiev, drejtori i Agjencisë Shtetërore të bullgarëve që kanë emigruar, se ky numër mund të ketë shkuar deri në 3 milionë, ndërsa numri i studentëve bullgarë që kanë emigruar jashtë vendit shkon deri në 30,000.
Në korrik të këtij muaji, ministrja e Punës, Sultanka Petrova, deklaroi se vetëm 20 -30 për qind e të kualifikuarve bullgarë kthehen për të vazhduar karrierën në Bullgari. Ajo gjithashtu premtoi se do të kërkojë mënyra të reja për të motivuar studentët e rinj që pasi të mbarojnë studimet e tyre të kthehen sërish në atdhe.