Manchester City publikoi dje rezultatet ekonomike dhe financiare për sezonin 2016/17.
Klubi anglez ka regjistruar të ardhura rekord prej 473,4 milionë paund (rreth 530 milionë euro), duke shënuar rritje 21% krahasuar me vitin e kaluar.
Bilanci i Manchester City 2017, fitimet
Kjo rritje është e nënta radhazi në historinë e klubit i cili është në pronësi të Abu Dhabi Group. Vitin e kaluar, rritja erdhi kryesisht si rezultat i të ardhurave komerciale dhe fitimeve nga të drejtat televizive.
Të ardhurat nga të drejtat televizive arritën në kuotën 203,5 milionë paund (nga të cilat 47,9 milionë paund nga UEFA e 155,5 milionë paund nga pjesa tjetër) në rritje 26,1%, kryesisht si rezultat i marrëveshjes së re të Premier League që hyri në fuqi në sezonin 2016/17. Fitimet nga sponsorizimet u rritën në 23% në 218 milionë paund.
Të ardhurat nga ndeshjet e ditës arritën në 51,8 milionë paund, në një rënie të lehtë krahasuar me 52,5 milionë paund në vitin 2016, me 26 ndeshje të luajtura në shtëpi nga Manchester City dhe rreth 19 ndeshje Premier League me 51.019 spektatorë në stadium.
Bilanci i Manchester City 2017, shpenzimet
Ashtu si të ardhurat, edhe shpenzimet rezultuan në rritje për klubin e Manchester City. Në sezonin 2016/17, kostot totale për klubin anglez ishin 506 milionë sterlina: një pjesë të mirë e zë amortizimi i lojtarëve (nga 93,9 në 121,7 milionë paund) dhe pagat (nga 197,5 në 264,1 milionë paund).
Në publikimin e bilancit, operacionet e merkatos së verës 2017 (pas blerjes për shembull të Ederson nga Benfica, Walker nga Tottenham, Silva e Mendy nga Monaco, dhe transferimit të Bony te Swansea, Iheanacho tek Leicester dhe Kolarov te klubi i Romës) kanë pasur një kosto neto rreth 161 milionë paund për klubin.