“edua” është projekti fitues në konkursin e përzgjedhjes së brandit të rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare.
Nje proces konkurimi i iniciuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në fillim të muajit shkurt beri bashkë rreth 40 studentë, arkitektë, studio design etj.
Mbas një seleksionimi paraprak nga juria e përbërë nga:
Niko Peleshi – Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Rezart Sako – Drejtor i Përgjithshëm i RED (Regional Economic Development)
Yllka Gjikopulli – Regjizore (Art Pamor)
Andi Shameti – Pedagog i Fakultetit të Arkiekturës dhe Urbanistikës, pranë UPT.
Vasjen Katro – Grafik Dizajner
Mbrëmjen e djeshme në ambientet e COD në Kryeministri u prezantuan 15 punimet më të vlerësuara.
Në fund të aktivitetit është përzgjedhur edhe projekti fitues “edua”, project i cili sic prezantohet nga autorja e tij, Ilva Kureta, është një nxitje emocionale mes produktit dhe konsumatorit, i thjeshtë dhe i lexueshëm në cdo gjuhë. Në paraqitjen grafike të tij janë sjellë në mënyrë moderne elementë tradicionale të maleve dhe krahinave shqipfolëse.
Në përshëndetjen e tij, ministri Peleshi vlerësoi fluksin e madh të konkurentëve dhe cilësinë e punimeve.
“Duhet tё them qё s’kam bёrё zgjedhjen e duhur qё jam nё juri pasi detyra e njё politikani ёshtё t’i bёjё tё gjithё tё ndihen mirё. Sё pari jam i surprizuar nga numri konkurentёve dhe nga cilёsia e projekteve, gjё qё na tregon se vendi ynё ka fuqi krijuese, fakt tё cilin ne e neglizhojmё ose themi se nuk ka krijues, nuk ka arkitekt. Por parimisht, ne zyrtarёt e mёdhenj duhet tё pranojmё faktin qё tё krijojmё mё shumё hapësira, qё tё rinjtё tё shprehin aftёsitё e tyre.
Në vazhdimësi të kësaj iniciative Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, grant me 50% të vlerës së investimit deri në 2 milionë lekë ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare sipas brandit të sapo përzgjedhur.
Aplikimi në këto grante ka filluar në datën 28 shkurt dhe mbyllet në 28 mars.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.