Operatorët ekonomikë janë qetësuar pas marrëveshjes politike, tregjet janë të relaksuara dhe institucionet financiare ndjehen me të sigurta.
Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Pajtim Melani u shpreh sot se stabiliteti financiar ka nevoje më shumë se kurrë për marrëveshjen politike.
Tregjet financiare nën mbikëqyrjen dhe rregullimin e AMF, tregu i sigurimeve, tregjet e letrave me vlere, fondet e pensioneve private dhe ndërmjetësit financiar nuk kanë nevojë për riskun politik që nëse do të zgjaste mund të bëhej i pamenaxhueshëm nga rregullatorët, shtoi ati .
Melani konsideron se, stabiliteti financiar është në funksion të rritjes ekonomisë reale, rritjes se besimit konsumator, thellimit dhe zgjerimit të shërbimeve financiare dhe përmirësimit të gjendjes ekonomike dhe sociale të shoqërisë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.